“ISIS po rizgjohet”/ Koalicioni Global jep alarmin: Ja ku do të shtrihet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga takimi i Romës, fuqitë perëndimore paralajmëruan se Shteti Islamik vazhdon të përbëjnë një kërcënim që nuk duhet anashkaluar.

Në deklaratën e lëshuar përpara përvjetorit të shtatë të vetë shpalljes nga grupi terrorist të kalifatit në Irak dhe Siri, si dhe dy vjet nga humbja territoriale e kalifatit në Siri, Koalicioni Global pohoi mbështetjen për një grup pune që do të fokusohet tek përhapja e organizatës terroriste nga Iraku dhe Siria në kontinentin afrikan.

Zyrtarët perëndimorë të antiterrorizmit paralajmërojnë se ISIS-i, ose Daesh siç njihet ndryshe, ka gjetur mënyra jo vetëm për të mbijetuar, por edhe për t’u përhapur, duke e përqendruar gjithnjë e më shumë propagandën e grupit në territoret e e degëve afrikane.

“Druhemi se ai do të zgjerohet dhe do të përhapet në Afrikë”, deklaroi Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio duke cituar atë që ai e përshkroi si një “thirrje ndihme” nga komunitetet në vende të tilla si Niger dhe Mali. “Ne e dimë se shumë fshatra kanë rënë në duart e terroristëve”, u shpreh Di Maio duke shtuar se kërcënimi po rritet gjithnjë e më shumë.

“Tani po shohim se një numër celulash terroriste po përhapen në rajone të tilla si Saheli, ku padyshim që janë të pranishme rrugët kryesore të emigrimit, rrugët e atyre që vijnë në Evropë”, paralajmëroi ai.

Ende nuk ka detaje se si do të funksionojë grupi i ri i punës për të luftuar ISIS-n, megjithëse lideret vunë në dukje nevojën për një “qasje të plotë”, e cila do të merrte në konsideratë faktorë të tillë si ndryshimi i klimës dhe varfëria që mund t’i shtyjnë disa njerëz drejt ekstremizmit.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV