Erion Veliaj takon drejtuesin e Fondit të Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan: Diskutuam për transformimin e Piramidës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka takuar një tjetër mik të tij në Amerikë, Michael Granoff, drejtuesin e Fondit të Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan. Në një postim në ‘Twitter’ Veliaj shkruan se i tregoi Granoff për ecurinë e transformimit të Piramidës në qendrën më të madhe teknologjike në Ballkan.

Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka takuar një tjetër mik të tij në Amerikë, Michael Granoff, drejtuesin e Fondit të Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan. Në një postim në ‘Twitter’ Veliaj shkruan se i tregoi Granoff për ecurinë e transformimit të Piramidës në qendrën më të madhe teknologjike në Ballkan.

“Është gjithmonë kënaqësi të takoj mikun tim, Michael Granoff në New York, drejtuesin vizionar të Fondit të Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan! Hidhini një sy Piramidës, për të parë se si @The_AADF, Qeveria Shqiptare dhe Bashkia e Tiranës po e transformojnë atë në qendrën kryesore IT për të rinjtë në Ballkan”, shkruan Veliaj.

Teksa bashkangjitur ka vendosur edhe një artikull që prestigjiozja ‘The Economist’ i ka dedikuar tranformimit të Piramidës së Tiranës.