“Kërcënim për botën”/ EMA: Dy dozat e vaksinës anti-COVID na mbrojnë nga varianti delta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia Evropiane e Barnave, është shprehur se dy dozat e vaksinës anti-COVID mbrojnë njerëzit nga varianti delta.

Ky studim u bë pas shqetësimit të ngritur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për ripërjetimin e vale tjetër të COVID-19, për shkak se varianti delta përhapet me një shpejtësi shumë të madhe.

Kreu i strategjisë së vaksinimit në EMA, Marco Cavaleri u shpreh se 4 vaksinat e aprovuara në Bashkimi Evropian mund të mbrojnë qytetarët nga varianti delta.

“Aktualisht, 4 vaksinat anti-COVID të aprovuara nga EMA mund të na mbrojë nga të gjitha variantet edhe nga ai delta” tha ai.

Po cilat janë 4 vaksinat e aprovuara nga EMA?

Pfizer, AstraZeneca, Johnson & Johnson dhe Moderna.

Varianti Delta është shndërruar në një kërcënim për botën, aktualisht për shkak të shpejtësisë së madhe në përhapje. Kjo ka bërë që gradualisht dhe nga java në javë, numri i rasteve të reja me variantin delta në botë, vetëm të rritet.

Sipas studimeve të fundit, ekspertët evropian mendojnë se në fillim të shtatorit 90% të rasteve me COVID-19 do të jenë të variantit delta.

Megjithatë, fushatat dhe proceset e vaksinimeve në botë, nuk duhet të ndalin ritmin, ashtu siç nuk duhet të ulet vigjilenca e qytetarëve për të vazhduar të zbatojnë masat anti-COVID.

Megjithëse situata e pandemisë, është stabilizuar rreziku për një tjetër valë COVID-19, nuk është shuar plotësisht.

Të fundit

Të huajt nuk i ndahen Shqipërisë/ Numër i lartë prenotimesh edhe gjatë vjeshtës

Turistët e huaj po vazhdojnë të shfaqin interes për të vizituar Shqipërinë edhe përtej sezonit veror. “Vjeshta dhe pranvera janë...

Portugali/ Trami del nga shinat, 3 të vdekur në Lisbonë

Një tragjedi ka ndodhur në Lisbonë të Portugali, ku trami historik në një lagje turistike të kryeqytetit portugez doli nga shinat dhe u përplas. Aksidenti ka...

Macron i padëshiruar në Tel Aviv, Netanyahu e refuzon

Presidenti francez Emmanuel Macron donte të vizitonte Izraelin, por kryeministri Benjamin Netanyahu e refuzoi këtë. Kjo u zbulua nga Meyer Habib, një ish-deputet francez me...

Zjarri shkrumboi disa fshatra të Gramshit/Bashkisë i akordohet 3 milionë lekë fond ndihmë

Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka miratuar në unanimitet një fond ndihme për Bashkinë e Gramshit pas emergjencës së shkaktuar nga zjarri në muaji gusht,...

“Berisha gatuan grosh, Muli e shet”/ Si u kthye PD në ‘kioskë’ për interesa personale

Dashnor Sula, i ftuar në një emision televiziv, foli për situatën ku ndodhet Partia Demokratike dhe opozita në tërësi. “Opozita është pothuajse zero nga 11...

Lajme të tjera

Web TV