Lionel Messi nuk është më një futbollist i Barcelonës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lionel Messi nuk është më një futbollist i Barcelonës. Që nga mesnata e të mërkurës, kontrata e tij me klubin katalanas ka përfunduar dhe lojtari është i lirë të zgjedhë të ardhmen e tij në çdo klub tjetër pa asnjë pengesë. Sigurisht, të gjitha rrugët të çojnë drejt një rinovimi me katalanasit me planin e ri 10-vjeçar që i është afruar, por klubi për momentin do të vuajë pasojat e përfundimit të kontratës derisa të hidhet e zeza mbi të bardhë.

Si në Barcelonë, ashtu edhe Argjentinë, janë të bindur se Messi do të rinovojë, por është e qartë për të gjithë se ai nuk do asnjë lloj shpërqendrimi gjatë pjesëmarrjes së tij në Kupën e Amerikës, meqë i ka vënë objektiv vetes t’i shkojë deri në fund atij turneu që e kërkon me shumë ngulm. Kështu, firma do të presë të paktën edhe dy javë, me pasoja jo të parëndësishme për katalanasit.

Nga ky moment, për ta nuk është e lejuar që të reklamojnë asgjë me imazhin e Messi-t apo të lidhur me emrin e tij. Klubi nuk lejohet më të shesë fanella të lojtarit e kjo ka sigurisht një kosto financiare. Përtej kësaj, nëse lojtari dëmtohet gjatë Kupës së Amerikës, klubi nuk do të përfitojë dëmshpërblim nga FIFA siç po ndodh me rastin e Dembele. Gjithashtu, edhe lëvizjet e tjera në merkato janë bllokuar për shkak të rij dhe të kostos së operacionit për firmën, pasi duhen lëvruar fonde të rëndësishme.

Por në Katalonjë janë të gatshëm të presin dhe të sakrifikojnë për firmën e tij, pasi e dinë se largimi i Mesit do t’i sillte klubit një dëm të pariparueshëm imazhi në një moment kritik, ku gjërat duhet të shkojnë në mënyrë perfekte për të kthyer klubin në shinat e duhura.

Të fundit

Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë,...

Po kërkonin ushqim në Gaza, vriten 38 palestinezë, mes tyre gra dhe fëmijë

Të paktën 38 palestinezë janë vrarë të mërkurën (sot, 6 gusht) në Rripin e Gazës derisa kërkonin ndihma në kamionët e Kombeve të Bashkuara...

Dyshohet se lidhen me rrjete mashtrimi, WhatsApp mbyll 6.8 mln llogari

Mbylljet e llogarive, të cilat Meta tha se ndodhën gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, vijnë si pjesë e përpjekjeve më të gjera...

Parashikimi i motit/ Diell dhe temperatura të larta në vend

Ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar...

Konstantius II, Perandori i Ri që masakroi të gjithë pretendentët e fronit

Më 7 gusht të vitit 317, në qytetin e lashtë Sirmium të krahinës Pannonia – një qytet i rëndësishëm i Perandorisë Romake, i ndërtuar...

Lajme të tjera

Web TV