Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur dje pasdite në ambientet e Tirana Fan Zone në sheshin Skënderbej, ku njerëz të shumtë ishin mbledhur për të parë çerekfinalen Spanjë-Zvicër.
Si çdo ditë të këtij Euro2020, emisioni “Jashtë Loje” i moderuar nga Sidorela Gjoni ka qenë i pranishëm me kamerat e Top News për të sjellë më pranë jush atmosferën e emocionieve që fal futbolli.
Por, gazetarja dhe operatori i Top News janë përballur me një sjellje rrugaçërore të drejtorit të RTSH-së, Rezart Aga.
Ky i fundit me sjellje prej harbuti ka shkulur kabullin e transmetimit LIVE të Top News dhe nuk ka reshtur me fjalë fyese ndaj gazetares dhe operatorit.
E paprecedent se si një drejtues mediash ofendon kolegët e tij dhe i dhunon ata në një ambient publik ku ka vend për të gjithë.
Gazetarja dhe operatori që prisnin një lidhje LIVE me emisionin Jashtë Loje, janë larguar nga zhurma e plazmës gjigante ku shihet ndeshja për të intervistuar tifozët në Tirana Fan Zone. Ata janë gjendur në pjesën ku Rezart Aga me qebaptoren e tij, servir qofte e birra, ku jo pak herë ndotin komplet hapësirën publike në qendër.
E pakuptueshme një sjellje e tillë rruge nga një person i cili kohë më parë ka punuar si Drejtor Programacioni në Top Channel. Me sa duket kjo nuk i ka bërë aspak përshtypje atij, ndoshta se mund të ketë qenë i dehur me birrat e qebaptores së vet.
Më poshtë është pjesë nga fjalori i ndyrë i përdorur nga Rezart Aga, pasi sulmoi fizikisht operatorin e Top News.
Rezart Aga: “Tani po të them ik në sekondë”
Operatori: “Mos më provoko, mos e prek kabullin”
Rezart Aga: “Largohu po të them dhe një herë, zhduku direkt”
Operatori: “Po pse e prek kamerën, se ai është dhe person publik, erdhi më kërcënoi, se unë e njoh, ka punuar dhe te Top Channel, e pe çfarë bëri, hoqi transmetimin
Rezart Aga: “Do ta prish linjën direkte se më do trapi mua”
Pas rreth 30 minutash, policia ka shkuar në biznesin e Agës, dhe e ka shoqëruar për në rajonin e policisë, duke e marrë në pyetje lidhur me incidentin absurd të shkaktuar nga vetë ai.
Nga pamjet filmike duket që Rezart Aga, nga “gangster” që ishte me gazetarët e Top News, ka tentuar të fshihet nga efektivët e policisë duke iu shmangur me vrap./GSH