Policia greke publikon pamjet e grabitësve shqiptarë në vilat e Mikonos (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat greke kanë publikuar pamjet e hajdutëve shqiptarë që grabitën 38 vila në ishullin e famshëm të Mikonos në Greqi.

Kamerat termike kanë arritur që të regjistrojnë të gjitha lëvizjet e hajdutëve shqiptarë që janë cilësuar si “fantazmat” e natës për nga mënyra e veprimit dhe kërdia që kanë bërë në ishull.

Preja e atyre sipas llogarive të autoriteteve greke kap shumën 320000 euro me çanta dhe ora të markave të njohura Prada, Chanel, Luis Vitton dhe Rolex, por edhe mijëra euro cash dhe sende të tjera me vlerë.

Policia regjistroi të gjitha bisedat e autorëve dhe të enjten e kaluar gjashtë burra dhe një grua të moshave 23, 25, 30, 32, 33, 34 dhe 35 u arrestuan.

Midis të arrestuarve ishte edhe udhëheqësi i bandës 35-vjeçar, por çfarë kodesh përdornin? “Hajde shkojmë në punë” – “do të shkojmë për kafe” ishte kodi kur anëtarët e grupit kriminal niseshin për të vjedhur.

Autoritetet greke theksojnë se hajdutët futeshin si “minjtë” nga dritaret duke thyer xhamat, ndërsa në momentin që binte alarmi dhe mbërrinte policia, ata ishin zhdukur në errësirë pa lënë gjurmë. Por pas disa javësh hetime banda u çmontua.

 

Të fundit

E bujshme! Klubi italian interesohet për Mirlind Dakun

Rashid Rakhimov, trajneri i Rubin Kazan, foli pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Zenit Shën Petersburgut. Gjatë intervistës, tekniku...

Mandatet e Andia Ullirit dhe Lapajt “ngrihen” deri më 25 gusht

Kolegji Zgjedhor ka marrë pushimet. Seanca e parashikuar për këtë të mërkurë për ndarjen e mandatit të vetëm të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet nuk...

Rama: Në Delvinë janë angazhuar rreth 300 forca, 24 mjete dhe 2 helikopterë

Kryeministri Edi Rama postoi në Facebook foto nga operacionet për shuarjen e zjarrit në Delvinë. “Në Delvinë vijon puna intensive e forcave në terren për...

Adelina Ismajli rrëfen për sfidat e karrierës: Shqipëria më ka shpëtuar

Adelina Ismajli, një nga figurat më të guximshme të muzikës shqiptare, ka hapur zemrën në një emision televiziv. Ajo ka folur për vështirësitë dhe...

Epidemia/ Viktima e parë, një 2-vjeçar vdes nga fruthi, numri i të prekurve arrin rekord

Që kur filloi shpërthimi i fruthit në Izrael rreth tre muaj më parë, janë diagnostikuar 503 pacientë, nga të cilët 187 janë pacientë aktivë...

Lajme të tjera

Web TV