Kompania p*rnografike i ofron Barcelonës 10 mln euro për të mbajtur Messi-n

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një kompani e filmave për të rritur i ka ofruar Barcelonës dhjetë milionë euro për të financuar kontratën e Lionel Messit. Lojtari 34-vjeçar është aktualisht i lirë, pasi kontrata i skadoi më 30 qershor dhe mund të kalojë te çdo skuadër tjetër.

Edhe pas disa bisedimeve të tej zgjatura, ende nuk ka marrëveshje mes klubit katalunas dhe gjashtë herë fituesit të Topit të Artë. Kompania e filmave për të rritur, ‘Stripchat’ i ka bërë të ditur Barcelonës se janë të gatshëm që t’u ofrojë dhjetë milionë euro, për të ndihmuar financimin e kontratës së re. Max Bennett, i cili është nënkryetari i Stripchat, tha për Daily Star se ata janë të gatshëm të ofrojnë shumën.

“Si një tifoz i zjarrtë i futbollit, unë jam i vetëdijshëm që FC Barcelona po punon për gjetjen e fondeve për të përballuar një kontratë të re për fytyrën e marketingut tuaj, Lionel Messit”.

“Do të ishte për të ardhur keq që Leo, i cili është regjistruar si lojtar i Barcelonës për 20 vjet, të largohet”.

“Në një përpjekje për të ndihmuar financimin e kontratës së tij, unë doja të ofroja 10 milionë për t’u bërë partner i transmetimit të drejtpërdrejtë për Barcan për sezonin e ardhshëm”.

“Në Stripchat, ne jemi të specializuar në transmetimin e drejtpërdrejta për të rritur për 420 milionë fansa në muaj në të gjithë botën”.

“Duke forcuar teknologjinë dhe rrjetin tonë, ne mund të japim një lloj kënaqësie tjetër duke transmetuar drejtpërdrejt futboll dhe Messin botës”, ka shtuar më tej ai.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV