Lufta ndaj korrupsionit/ Gjonaj: Do vendosim një modul anti-korrupsion në kurrikulën e arsimit parauniversitar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj po zhvillon një konferencë me Kryeprokurorin Kombëtar Kundër Korrupsionit (DNA) të Rumanisë, Crin Bologa, ku është i pranishëm dhe ambasadori i BE Luigi Soreca.

Në konferencë ministrja Gjonaj tha se lufta ndaj korrupsionit përballet me sfida të reja, ndërsa nënvizoi se janë marrë një sërë masash për ta eleminuar.

“Të mos humbim vëmendjen nga lufta e përditshme kundër korrupsionit. Smund të nashkalojmë faktin se lufta kundër korrupsionit përballet me sfida të reja. Gjatë 2020 ngritëm për herë të parë një mekanizëm të ri rrjetin  e koordinatorëve antikorrupsion. Ky rrjet i posaçëm për shkak se është mekanizëm i jashtëm ndjek rast pas rasti çdo sinjalizim që vjen nga qytetarët.

Në 2020 kemi filluar për herë të parë zbatimin e planit të integritetit të ministrisë së Drejtësisë. Po ndjekim angazhimet e marra përsipër në samitin e Berlinit. Lufta kundër korrupsionit është e vazhdueshme, një anë është ndërgjegjësimi i brezave të rinj. Për të eleminuar hapësitrat korruptive, shërbimet do të bëhen sa më shumë online. Falenderojmë Be për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë që të kemi rezultate të dukshme pozitive.

Shqipëria ka marrë në ndjekje dhe ato rekomandimeve në bashkëpunimin midis shteteve në luftën kundër korrupsionit.  Edhe DASH nëpërmjet programeve të tyre ofrojmë mbështetje jo vetëm financiare por edhe teknike për ngritjen e kapaciteteve teknike në luftën kundër korrupsionit. Ndërtimin e një qeverisje sa më transparente nëpërmjet rritjen se aksesit të qytetarëve digjitalizimit të shërbimeve dhe një sërë masash të tjera”, tha Gjonaj.

Ministrja tha se me ambasadën italiane për herë të parë do fusin në kurrikula antikorrupsionin si projekt-pilot.

“Një përpjekje e tillë ka marrë udhë tashmë në bashkëpunim me MASR dhe Ambasadën Italiane, për të pilotuar për herë të parë në gjimnazet tona një modul antikorrupsion në bazë të modelit italian në kurrikulën e arsimit parauniversitar, të bazuar në metoda inovative të përshtatura për nxënësit dhe gjej rastin të falenderoj Ambasadorin Italian për mbështetjen në vijim.

Lexo edhe :  Krimet elektorale, PD “heton” dumanin në shtator, Berisha tregon planin

Jemi munduar maksimalisht dhe do të vijojmë ta zgjerojmë punën tonë ndërgjegjësuese përmes bashkëpunimeve me partnerë solidë në luftën kundër korrupsionit. Për herë të parë në 2020 është miratuar Strategjia e Komunikimi dhe Vizibilitetit në kuadër të luftës kundër korrupsionit, ku falë një bashkëpunimi të frytshëm me Delegacionin e BE-së, Ambasadën Hollandeze, dhe Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë, shoqerinë civile dhe grupet e interesit, i kemi dhënë jetë një iniciative që ka kulmuar me dy fushate të përbashkëta kundër korrupsionit, përkatësisht edukimit të qytetarëve nëpërmjet Javës së Integritetit, ku mbi 70 partnerë nga administrata publike, shoqëria civile dhe komuniteti i biznesit kanë marë pjesë. Për këtë arsye dua të falenderoj Ambasadorin Soreca, për të gjithë mbështetjen që Bashkimi Evropian me strukturat e saj I ka dhënë Shqipërisë, mbështetje si teknike ashtu edhe financiare për të sjellë rezultate të dukshme pozitive.

Për herë të parë Shqipëria, në monitorimin e kryer nga GRECO arriti të ketë një rezultat shumë të mirë ku nga 10 rekomandime zbatoi 9 prej tyre plotësisht të lidhura me masat në luftën kundër korrupsionit. Shqipëria tashmë është nën një monitorim të ri nga GRECO për të cilën do duhet të raportojmë zbatimin e tyre në 2022, dhe për këtë arsye falenderoj znj Juncker, e cila ka shprehur të gjithë mbështetjen në politikat tona kundër korrupsionit.

 

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV