Rritja e numrit të aksidenteve/ Policia gjobit 113 shoferë, arreston 9 të tjerë dhe heq 41 leje drejtimi (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Rrugore vijon kontrollet e pandërprera në të gjitha akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Falë denoncimeve të shumta, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative, për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë, 113 drejtues mjetesh, të cilët nuk kanë qëndruar në radhë për shkak të fluksit të madh të automjeteve që ktheheshin nga zonat bregdetare, kryesisht gjatë orëve të pasdites së datës 04.07.2021.

Po gjatë 24 orëve të fundit, në akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, si rezultat i përdorimit të radarëve, dragerave dhe kamerave janë arrestuar në flagrancë 9 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar gjithsej 41 leje drejtimi, nga të cilat 29 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 2456 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse, mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

https://streamable.com/ie6ced

Të fundit

11 maji, Martin Leka: PS merr 20 mandate në Tiranë, Veliaj nuk ka asnjë ndikim

Gazetari Martin Leka, duke komentuar rezultatin e sondazhit të ABC News, i kryer në bashkëpunim me Angi Ricerche, u...

Çfarë i ndodhi?/ Dhurata Çupi ndërpret fushatën elektorale 3 ditë para mbylljes

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, e cila kërkon një tjetër mandat për të përfaqësuar qytetarët e Tiranës në Kuvendin e Shqipërisë, ka ndërprerë...

Tarifat e Trump do të ulin prodhimin global me mbi 1.5 milion automjete

Tarifat e presidentit Donald Trump jo vetëm që po rrisin çmimet e mallrave të konsumit të përditshëm dhe makinave, por ato pritet gjithashtu të...

Gati dokumenti, BE do akuzojë formalisht Rusinë për përdorimin e armëve kimike

Këshilli i Bashkimit Evropian e ka përgatitur një rregullore të re për sanksionet, përmes së cilës do ta akuzojë për herë të parë formalisht...

Zgjedhjet e 11 majit, vijon shpërndarja e materialeve zgjedhore në masa të rrepta sigurie

Vijon shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjitha qarqet e Shqipërisë nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ). Shpërndarja ka nisur që prej ditës së sotme teksa...

Lajme të tjera

Web TV