Rrugët e Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Haxhi Isufi

Thonë se ecja në këmbë të bën mirë, ndaj sot shëtita ca i vetëm nëpër rrugët e qytetit tim. Ecja djathtas dhe lexoja tabelat e bisneseve majtas. Lexoj ‘Furrë Buke Tani’, ngjitur me të “Funeral Ceni’ më poshtë “Farmaci Nora’ dhe ngjitur me të “Spitali privat Parajsa” ngjitur me spitalin ‘Tirana bank’ dhe në krah prap “Furrë Buke Sadiku” e kështu vinin me radhë. Farmaci, Spital Privat, Funeral, Bankë e nivelit të dytë, Furrë buke, Parukeri, Zarzavate, Furrë Buke, Farmaci Spital Privat, Funeral, Bylmet, Byrektore, Qofte Korçe, Parukeri, Palestër, Bankë,etj.

Në mes të çdo dy eklameve shikoja kafenë me klientë, banakieri, pronari e kamarieri. Megjithëse ky varg bisnesesh më ngjalli një trishtim, u ktheva në shtëpi me një farë gëzimi sepse nuk lexova si dikur në çdo dhjetë metra Lloto apo Pika Bastesh. Por prap kur ndeza një cigare me erdhi trishtimi, se janë zhdukur Llotot e Pikat e basteve, por janë shtuar Spitalet, Bankat dhe Funeralet, dhe për dreq nuk lexon askund Librari….ndoshta jemi milet i keq se as vetë nuk dimë se çfarë duam. Kanë qenë ca sheshe ku luanin kalamajt, tani i kanë berë pallate mbi 20 kate, dhe fëmijët i kanë kthyer hyrjet e pallateve në fusha futbolli me dy porta ku njëra porte është në katin e parë dhe e dyta në katin e tretë. Mes fusha luan në katin e dytë. Thonë se Tirana sot është metropol, por ose Ne ose Qeveritarët nuk jemi në metro! Ndoshta nuk jemi në metro të dyja palët derisa nuk gjen një metër lulishte…….

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV