Arrestimet/ Kim: Do shihni shumë në ditët në vijim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja amerikane tha se suksesi nuk varet vetëm nga puna e një institucioni të vetëm teksa bëri thirrje që të ketë më shumë bashkëpunim nga institucionet e tjera të drejtësisë në vend. Kim: “Biden e bëri të qartë se SHBA e konsideron korrupsionin si kërcënim në sigurinë kombëtare sigurinë e përbashkët”.

 

 Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, në konferencën për rritjen e bashkëpunimit mes institucioneve të drejtësisë, deklaroi se ky është moment i rëndësishëm për këto institucione. Ajo ka vënë theksin tek bashkëpunimi mes institucioneve për të arritur në rezultatete të mira dhe punë të suksesshme. Sipas saj saj në ditët dhe në muajt në vijim do të dëgjohet më shumë për punën e drejtësisë në vend. “Ky është moment i rëndësishëm. Të gjithë i kanë parë lajmet. Ajo që po shohim është rezultat i një pune të vështirë. Presim të shohim më shumë në ditët e në muajt që do të vijnë. Është mirë të shikoj drejtuesit e institucioneve të akuzës së bashku. Ju e dini që ndjekja penale e suksseshme nuk varet nga puna e mirë e një institucioni të vetëm, por bashkëpunimi i shumë institucioneve për të rritur besimin e publikut te drejtësia penale. Ngritja e këtyre institucioneve ka qenë hap thelbësor në ndërtimin e themeleve të reformës. Ju duhet të vazhdoni përpara”, tha ajo. Diplomatja amerikane tha se sistemi është funksional, por nuk është në majë të performancës. “Sistemi është funksional, por nuk është në majë të përformancës për shkak të mungesës së personelit dhe mosbesimit të publikut tek ata që nuk kanë kaluar vetting-un”, deklaroi Yuri Kim.

 

Urdhri i Biden

 

Sipas zyrtares amerikane, Presidenti Biden ka identifikuar sjellje të tjera të dënueshme dhe e ka bërë urdhrin ekzekutiv të zbatueshëm tek shumë persona të përfshirë. Kim thotë se ky urdhër duhet të nxisë që prokuroritë në Shqipëri dhe në botë të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të goditur krimin. “Muajin e kaluar, Biden e bëri të qartë se SHBA e konsideron korrupsionin si kërcënim në sigurinë kombëtare sigurinë e përbashkët. Si pasqyrim i kësaj politike të re, Presidenti Biden zgjeroi shtrirjen e urdhrit ekzekutiv për të sanksionuar personat e përfshirë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor përfshirë Shqipërinë. Ai ka identifikuar sjellje të tjera të dënueshme dhe e ka bërë urdhrin ekzekutiv të zbatueshëm ndaj një game më të gjerë personash të përfshirë në korrupsion”, tha ajo. Sipas saj, Urdhri ekzekutiv i dhënë nga Biden duhet të nxisë punën e mirë të prokurorive në të gjithë botën dhe jo vetëm në Shqipëri. Ambasadorja amerikane ka një thirrje për të gjithë ata gjyqtarë dhe prokurorë të cilët kanë kaluar vettingun në mënyrë që të krijojnë një urë drejt funksionalitetit të plotë të institucioneve që do përfaqësojnë. “Ulja e numrit të prokjurorëve për shkak të verifikimit kalimtar, theksojnë nevojën e përshtatjes së vazhdueshme në nivelet më të larta të performancës. Ju nxis që të gjithëve që të punoni sëbashku për të evidentuar boshllëqet në institucione dhe të gjeni mënyrat më të mira për t’i realizuar. SHBA do ju mbështesë gjithmonë”, tha Kim.

Të fundit

Paralajmërimi i avokatit: Ja kur lirohet Ilir Meta nga qelia

Avokati Edmond Petraj thotë se nëse Ilir Meta fiton mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, avokatët...

FOTO/ Publikohen momentet e fundit të Eglit brenda ‘BBVA’, pranë i qëndron Gjesti

Egli Tako ka përfunduar rrugëtimin e saj në ‘Big Brother VIP Albania’ për shkak të gjendjes shëndetësore. Pak minuta me parë faqja zyrtare e ‘Big...

Ditët me diell marrin fund! Meteorologia: Ja kur nisin reshjet e shiut…

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN se si do të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim. Porja...

Do të lundrojnë në para/ Shenjat e horoskopit të favorizuara financiarisht në muajin mars

Financat janë një çështje e madhe për të gjithë tani, por tre shenjat e horoskopit që tërheqin bollëkun financiar gjatë marsit 2025 mund të...

Para ose pas zgjedhjeve, në fund prapë do shkojmë për Pazar!

Nga Ben Andoni Nuk ka vit më strapacues për shqiptarët e zakonshëm sesa kur mbahen zgjedhjet e përgjithshme, ashtu si njësoj pothuaj ngjet edhe me...

Lajme të tjera

Web TV