I ngacmuan të dashurën turistit, plas sherri në Sarandë/ Pronari i picerisë i ‘sulet’ me thikë, shihni pamjet (Video)

Një sherr banal ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Sarandë, që mund të kishte pasur një fund tragjik nëse persona të tretë nuk do të kishin ndërhyrë. Ngjarja ka ndodhur në një piceri në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës, mes pronarëve të picerisë dhe klientit, turist shqiptaro-zviceran.

Mësohet se pronarët e picerisë i kanë ngacmuar të dashurën turistit, shtetase angleze dhe më pas e kanë kërcënuar me thikë. Në videon më poshtë duken momentet e sherrit, kur pronari i picerisë me një thikë në dorë i sulet turistit, por ndalet nga persona të tjerë, ndërkohë që dëgjohen të shara e ulërima.

https://youtu.be/-0VwmIjHrcY