Kush ishte ai që ka emrin rruga me dendësinë më të madhe në Tiranë, Myslym Shyri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita e rënies së Myslym Shyrit – 8 korrik 1944.

Lindi në Tiranë, në vitin 1916. Ideali i lirisë, si tek shumë të rinj të asaj kohe, ishte mbruajtur thellë tek ai, gjë për të cilin luftoi fort. Që në krijimin e njësiteve guerile të Tiranës, spikati për guximin që tregonte, duke marrë përsipër dhe kryer aksione me shumë rrezikshmëri, që bëri të jetë në shënjestër të autoriteteve fashiste të pushtimit. Për këtë arsye, kalon partizan në Çetën e Pezës, në vitin 1942. Mars 1943, ngarkohet me detyrën e komisarit të Çetës së Dumresë dhe më vonë komisar i Batalionit të Dytë, Brigada e Parë Sulmuese. Me këtë detyrë i priu formacionit të tij, në një luftim të ashpër në Fushë Alije të Dibrës, ku dhe bie në fushën e betejës, në 8 korrik 1944, vetëm 27 vjeç.

Në vitin 1969, Byroja Politike e Komitetit Qendror te Partisë së Punës vendosi t’i propozonte Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës që me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Atdheut dhe fitores së revolucionit popullor, për merita të shquara patriotike dhe revolucionare ndaj atdheut, t’i jepet tituli i lartë “Hero Populli” Myslym Shyrit.

Ky titull iu dha pasi ai i ishte përgjigjur thirrjes së Partisë duke u bërë një luftëtar i shquar i njësitëve guerile dhe i reparteve partizane më vonë. Myslym Shyri plotësoi me devotshmëri të gjitha detyrat që ju ngarkuan. Ai u shqua si udhëheqës i formacioneve partizane dhe në përleshje me armiqtë tregoi aftësi dhe trimëri të rrallë derisa për kauzën e madhe të Partisë e të popullit dha jetën në 8 korrik 1944.

 

Foto: AQSH

Të fundit

Tharja e syve nga telefoni, kujdesi që duhet të tregoni

Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve...

“Dragoi blu” sa gishti i dorës mbyll disa plazhe në Spanjë

Një krijesë jo më e madhe se gishti i vogël i dorës ka mbyllur përkohësisht disa plazhe në Spanjë për shkak të rrezikshmërisë së...

24 gusht 1954: Getúlio Vargas kryen vetëvrasje në pallatin presidencial të Brazilit

Më 24 gusht 1954, presidenti i Brazilit Getúlio Vargas, një nga figurat më të rëndësishme politike në historinë braziliane, kryen vetëvrasje në pallatin presidencial...

Situata e zjarreve në vend: Evidentohen 10 vatra, vetëm një nën monitorim

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një njoftim lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë. Sipas këtij njoftimi, që prej orës 09:00, e deri...

Horoskopi ditor, 24 Gusht 2025

Dashi Sot do keni me shume nevoje se kurrë te verifikoni ndjenjat e atij qe keni ne krah. Gjeni mënyrën e duhur për ta bere...

Lajme të tjera

Web TV