Nisin nesër zyrtarisht fluturimet nga Aeoporti i Kukësit, ulet avioni i parë nga Zvicra

Më 9 korrik, kompania ajrore zvicerane Helvetic Airlines do të ulet në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit (KFZ) duke filluar kështu fluturimet tregtare në aeroportin e ri të Shqipërisë. Fluturimi organizohet nga Operatori Turistik me bazë në Zürich, Illyrian Eagle.

Fluturimi i kthimit do të kryhet atë ditë, pas një ore e gjysmë të kohës së përgatitjes për kthim për në Zürich.

Fluturimi i parë nga Zürich për në Kukës do të pritet nga një ceremoni mirëseardhjeje në pistë dhe një konferencë shtypi për mediat dhe të ftuarit.