Vila e “El Chapos” dhurohet në lotari/ Ja sa kushton bileta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket si një ëndërr, por qytetarët në Meksikë mund të fitojnë shtëpinë e bosit të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman, për vetëm 250 pesos (16 dollarë).

 

Vlera e kësaj shtëpie është 184,000 dollarë, por qeveria Meksikane ka vendosur që përmes një lotarie të mund ta fitojë kushdo me pak fat, vetëm me 16 dollarë, çmimi i biletës për t’u bërë pjesë e kësaj loje

Shtëpia e tij e cila ndodhet në Culiacan, një ndër qytetet më të rrezikshme në botë, është përdorur nga “El Chapo”, në një nga skenat e arratisjes së tij.

 

Guzman ka arritur të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë në vitin 2001, më pas në vitin 2004 përmes një tuneli dhënë vitin 2015, por është arrestuar të 3 herët që ka tentuar t;i shmanget burgut.

Në vitin 2017 ai u ekstradua në SHBA dhe u dënua, dy vjet më vonë, për akuza të shumta përfshirë shpërndarjen e kokainës dhe heroinës, armëmbajtjes pa leje dhe pastrimit të parave.

 

Aktualisht “El Chapo” po vuan dënimin e përjetshëm.

Ai ishte një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në SHBA dhe në vitin 2009, hyri në listën e Forbes të njerëzve më të pasur në botë, me një pasuri të vlerësuar prej 1 miliard dollarë.

Shorti do të përfshijë gjithashtu një rezidencë që i përkiste ish-udhëheqësit të kartelit Juárez Amado Carrillo në zonën ekskluzive të

 

El Pedregal në jug të qytetit të Meksikës e cila është vlerësuar të jetë me vlerë rreth 3.8 milion dollarë.

Në përgjithësi, 22 prona do të hidhen në short, me një vlerë totale prej  12.5 milion dollarë.

Lexo edhe :  Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermiere!

 

Të fundit

Rama vijon takimet në zyrën e tij! Çfarë pritet të ndodhë sot?

Ky fund gushti do të jetë intensiv në Kryeministri. Kreu i qeverisë Edi Rama, do të presë deri në...

Mesazhi i koduar nga Moska: Kush e njeh Kosovën, nuk do të mbijetojë në Serbi!

Një mesazh i koduar u lëshua nga Moska në drejtim të Beogradit, por pa një adresë të qartë. “Një njeri që njeh Kosovën nuk mund...

‘Trump shpëtoji serbët’, pse Vuçiç dhe Dodiku po ‘vrapojnë’ pas presidentit amerikan

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç prej muajsh është përpjekur me ngulm të kontaktojë Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Pas dështimit total në muajin maj në...

Zbuloni grup profesionet që paguhen më shumë

Për herë të parë në vitin 2024, një grup profesion ka një pagë mesatare zyrtare prej më shumë se 200 mijë lekë në muaj. Sipas...

OKB, teksa mbush 80 vjet me një botë në krizë, ajo duhet të rifitojë guximin

Martin Griffiths* Ditëlindjet duhet të jenë një kohë festimi, por kur ish-kolegët e mi të Kombeve të Bashkuara të mblidhen muajin e ardhshëm për të...

Lajme të tjera

Web TV