Shoferi i “çmendur” futet mes trotuarit për të shmangur trafikun (Video)

Edhe pse policia vijon aksionet për të gjobitur shoferët e papërgjegjshëm, ende në rrugë shihen shkelje flagrante.

Por sikur të mos mjaftonin këto shkelje që jo rrallë herë përfundojnë në aksidente me pasoja të rënda, këto shoferë filmojnë manovrat e tyre të çmendura, madje i reklamojnë në rrjetet sociale.

I tillë është një rast i një shoferi që nget një makinë “Renault”. Ai për t’ju shmangur trafikut parakalon në krah të djathtë ndërsa më tej ngjite në trotuar duke rrezikuar jetën e këmbësorëve. /abcnews.al/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)