Udhëtimet drejt Greqisë/ Ministrja Xhaçka jep lajmin: Prej 13 korrikut shqiptarët mund të lëvizin lirisht drejt Greqisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja për Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka bërë me dije rregullat e reja të lëvizjes së qytetarëve shqiptarë drejt shtetit fqinj, Greqisë .
Me një njoftim në Facebook, Xhaçka shkruan se prej prej datës 13 korrik qytetarët shqiptarë, veçanërisht banorët e Ersekës dhe Përmetit do të mund lëvizin drejt Greqisë.

Ndërsa sa i përket pikave doganore ajo e Tre Urave, do të hapet prej së martës e në vijim, nga ora 08:00 deri në ora 20:00 dhe ajo e Qaf Botës do të funksionojë 24 orë pa asnjë kufizim të numrit të udhëtarëve. Në këtë të fundit do të lejohet edhe kalimi i kamionëve, fugonëve të mallrave si dhe autobuzëve.

Në fund Xhaçka u kërkon qytetarëve që përpara se të lëvizin drejt Greqisë dhe vendeve të tjera në BE apo jashtë saj, të informohen për protokollin, përmes adresës zyrtare të MEPJ.

Të fundit

Si agjentët e Mossad-it në Iran përgatitën terrenin për sulmet ajrore të Izraelit

Operacioni ushtarak izraelit “Ngritja e Luanit”, më i madhi i nisur ndonjëherë nga Izrali kundër Iranit, filloi në orët...

Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin Tsikhanouski

Bjellorusia ka liruar 14 të burgosur, përfshirë Syarhey Tsikhanouskin, i cili u arrestua në maj të vitit 2020 gjatë përpjekjes për të kandiduar për...

Kokainë dhe para cash, arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Itali

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar në Crespina Lorenzana. Sipas raportimeve, 31-vjeçari shqiptar është kapur nga policia italiane gjatë një kontrolli të rastësishëm. Sjellja...

Prapaskena e merkatos, Barcelona planifikon goditjen e madhe në 2026

Barcelona po punon jo vetëm për merkaton e kësaj vere, por edhe për atë të vitit të ardhshëm. Mediat angleze raportojnë se klubi katalanas...

Gjykata e Kosovës zbulon vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç

Gjykata Themelore e ka bërë përgjegjës Milan Radoiçiçin për vrasjen e ish-politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviçit, ndërsa katër të akuzuar janë dënuar me...

Lajme të tjera

Web TV