Euro 2020/ Sundon tregu i zi për biletat e finales së madhe, 30 mijë euro për të parë Itali-Angli

Interesimi i tifozëve anglezë për ta parë nga afër finalen e madhe në “Wembley” ndërmjet Anglisë dhe Italisë është i madh.

Të gjitha biletat e rezervuara janë shitur në kohë rekord, ku 54 mijë tifozë anglezë kanë siguruar një vend në shkallët e stadiumit “Wembley”.

Gjithsesi, shitja nuk mbaron me kaq sepse si gjithmonë, bëhet nami në tregun e zi. Keqpërdorimi ka kapur majat sepse po kërkohen dhjetëra mijëra euro për një biletë.

Çmimi i një bilete nën dorë nis nga 5 mijë euro dhe shkon deri në 30 mijë euro. UEFA bën thirrje për rregullsi në këtë proces dhe paralajmëron për masa ndëshkuese.