Kokaina e kapur në Portin e Durrësit/ Ja dy personat e arrestuar në Durrës, njëri prej tyre vëllai i pronarit të firmës (Emrat)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dalin emrat e të arrestuarve nga policia si të dyshuar se kanë qenë pjesë e trafikut të lëndëve narkotike. Sipas burimeve mësohet se dy të ndaluarit nga policia janë Barjon Gume dhe Jurgen Osmani, punonjës të kompanisë “Alba Ekzotik Fruits”. Barjon Gumeni mësohet se është vëllai i pronarit të firmës Eduart Duatajt. Ai gjithashtu është pronar i kësaj firme.

Droga e cila vinte nga Ekuadori ishte e fshehur sipas policisë në 14 pako në një kontejner të bananeve. Dy personat e ndaluar janë paraqitur për marrë në dorëzim mallin e bananeve të futur në kontejner. “Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontejner, deri tani janë gjetur të fshehura 14 pako të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar kokainë . Kontrolli vijon.’, thuhej në njoftimin e policisë.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.
Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe autoritetet doganore të Portit, evidenton dhe sekuestron deri në këto momente 14 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Shoqërohen në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dy persona.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të tentativës për trafikim të drogave të forta, si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe nga autoritetet doganore të Portit, e cila vepron në Portin e Durrësit, në bazë të dyshimeve të krijuara nga kjo Task Forcë dhe informacioneve që dispononte Policia Kriminale, kanë ushtruar kontroll të detajuar në një kontejner të ngarkuar me banane për llogari të një firme në Shqipëri.

Lexo edhe :  Nga krimet në familje te atentatet, vrasjet që tronditën opinionin publik në vitin 2024

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontejner, deri tani janë gjetur të fshehura 14 pako të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar kokainë. Kontrolli vijon.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë shoqëruar dy persona për tu pyetur në lidhje me këtë ngjarje.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të.

Të fundit

Viti 2024 shënoi ulje të pagesave për menaxherët e futbollistëve

Pas një rekordi të vitit 2023, fitimet e menaxherëve të futbollistëve në mbarë botën janë ulur. Shuma totale që...

Viti 2024, shënoi dëmet më të mëdha nga zjarret në pyje në Shqipëri dhe Kosovë

Ndryshimet klimatike i kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor edhe më të rrezikuara, sidomos nga rënia e zjarreve në pyje. Viti 2024 shënoi dëmet...

Dëmet nga fishekzjarrët në Prizren, banorët kërkojnë përgjegjësi nga komuna

Ky është momenti kur shpërthimi nga fishekzjarret dëmtoi shtëpinë e Arsim Gjinovcit. Përpos tmerrit, atij iu dëmtuan dritaret. Nga zjarri që shpërtheu dhe u...

“Kur këndoj në dasma emocionohem”, Shpat Kasapi: Është prekëse kur vajza del nga shtëpia

Sa hite e këngë të Shpat Kasapit ndezin atmosferën në dasmat e gëzimet tona familjare! Në një intervistë për “Vila 24”, moderuar nga Anila Çela,...

Surprizë! Eliona Pitarka ndan lajmin e bukur, në pritje të ëmbël për herë të tretë

Lajm i bukur nga Eliona Pitarka. Teksa realizon një kërcim me bashkëshortin, ai nxjerr një eko dhe Eliona tregon barkun. Ai është tashmë paksa i...

Lajme të tjera

Web TV