Thikë në zemër/ Zbulohet motivi i sherrit të përgjakshëm mes shqiptarëve në Mykonos

Autoritetet greke kanë hedhur më shumë dritë mbi vrasjen e të riut shqiptar mbrëmjen e së hënës në Mykonos. Sipas medieve greke, 27-vjeçari që punonte në ndërtim është vrarë pas një sherri për shkak të mosmarrëveshjeve për lekët.

Nga hetimet dhe dëshmitë e pesë të arrestuarve mësohet se kanë qenë 12 shqiptarët që kishin lënë një takim për t’u sqaruar në Mykonos, por shumë shpejt gjakrat u nxehtën dhe situata agravoi.

Nga përleshja e përgjakshme i riu shqiptar u godit me thikë në zemër dhe ndërroi jetë në vend. Ai kishte disa muaj në Mykonos pa dokumente.

Autoritetet greke vazhdojnë hetimet për rastin.