Diplomimi i oficerëve, Peleshi: Akademia FA së shpejti sipas modelit të “West Point”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

76 oficerë të Forcave të Armatosura dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan kurset e gradave në Akademinë e FA. Ushtarakët shqiptarë ndoqën për rreth 1 vit Kursin e Lartë të Oficerit dhe Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm.

Në ceremoninë e diplomimit ishte i pranishëm ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj, zëvendës-shefja e SHP gjeneralmajor Manushaqe Shehu, komandanti i AFA gjeneral brigade Albert Mullai, komandantë forcash etj.

Ministri Peleshi ndau me të pranishmit përshtypjet e mira që u kishte lënë përgatitja, profesionalizmi dhe niveli i ushtarakëve shqiptarë gjatë stërvitjes “Defender Europe 21”. Peleshi shpalosi planet për rritjen e mëtejshme të nivelit të arsimimit të ushtarakëve shqiptarë, duke marrë shembull një ndër akademitë ushtarake më prestigjioze të botës, West Point në SHBA.

 “Dua të ndaj me ju ambicien tonë për t’i dhënë një dimension shumë të fortë Akademisë së FA në bashkëpunim me aleatët tanë në NATO e veçanërisht me partnerin tonë strategjik SHBA, me të cilët jo vetëm unë personalisht, por edhe vetë kryeministri në të gjitha takimet që ka patur me nivelet më të larta të NATO-s, por edhe Departamentit të Shtetit ka ngritur si kërkesë dhe si ftesë për bashkëpunim ristrukturimin dhe fuqizimin e Akademisë së FA. Ajo çka ju intereson drejt për së drejti janë 4 kurset nivelit të lartë të cilat duam t’i ngremë gjithashtu në një nivel tjetër. Kemi formuluar ambicie që brenda 3 vitesh të hapen këto kurse dhe do duhen të jenë në anglisht. Duam t’i paketojmë kurset në një Kolegj të Mbrojtjes duam t’i japim përmasë rajonale. Duam t’i shërbejmë edhe vëllezërve tanë në Kosovë, por pse jo edhe në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi apo dhe më gjerë se kaq. Së shpejti do të kemi një vizitë në West Point besoj edhe vet kryeministri do të jetë me ne aty për të jetësuar modelimin e Akademisë FA sipas modelit të West Point”, tha Peleshi.

Kursin e Lartë të Oficerit e ndoqën 19 ushtarakë, ndërsa në Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm u diplomuan 57 të tillë.

Lexo edhe :  Sulmi ndaj faqes së Bashkisë Tiranë, zgjatet afati për regjistrim në çerdhe dhe kopshte

 

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV