Gjenden dy trupa të pajetë në ish rezidencën luksoze të Gianni Versace

Njëzet e katër vjet pas vrasjes së stilistit me famë botërore Gianni Versace i cili ndërroi jetë më 15 korrik të vitit 1997 në hyrje të shtëpisë së tij luksoze në Miami beach ,nga vrasësi serial Andrew Cunanan, një ngjarje e rëndë “trondit’ sërish vilën .

Policia amerikane ka zbuluar kufomat e dy burrave në vilën e ashtuquajtur  Casa Casuarina.

Ish rezidenca e Versace aktualisht funksionon si një hotel luksoz i njohur si La Magione ose Villa Casa Casuarina.

Trupat e  pajetë janë gjetur nga pastruesit e vilës. Policia ndërhyri në hotel menjëherë pasi pastruesit e hotelit raportuan ngjarjen, rreth orës 13:20 me orë lokale.

Rezidenca në fjalë u ndërtua në vitin 1930 nga arkitekti Alden Freeman. Në vitin 1992, ajo u ble nga Versace për tre milion dollarë. Versace investoi miliona dollarë për rikonstruksionin e saj ndërsa ka mikëpritur disa prej personaliteteve më të famshëm si, Madonna, Liz Taylor, Tom Cruise dhe  Elton John.