Ndryshimet klimatike/ Shkencëtarët dështuan në parashikimin e intensitetit të përmbytjeve dhe të nxehtit, ja çfarë kërkojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkencëtarët më të mirë të cilët studiojnë ndryshimet klimatike, pranuan se nuk arritën  të parashikojnë intensitetin e fenomeneve ekstreme të motit, si përmbytjet në Gjermani apo temperaturat rekorde në Amerikën e Veriut.

Ata kanë paralajmëruar saktë gjatë dekadave se ngrohja globale do të shkaktojë reshje intensive shiu dhe temperatura të larta, por sipas tyre sistemet kompjuterike që kanë në dispozicion nuk mund të parashikojnë ekzaktësisht intensitetin e fenomeneve.

Ekspertët kërkojnë që qeveritë të investojnë më shumë fonde për ndërtimin e një super-kompjuteri të specifikuar në ndryshimet e klimës.

Shkencëtarja e klimës Profesoresha Dame Julia Slingo tha për BBC News :”Ne duhet të alarmohemi sepse modelet kompjuterike për parashikimin e motit nuk janë mjaftueshëm të mirë. Ne kemi nevojë për  një qendër ndërkombëtare për të ofruar informacionin e sakët. Nëse nuk e bëjmë këtë, ne do të vazhdojmë të nënvlerësojmë intensitetin, frekuencën e fenomeneve ekstreme dhe natyrën e tyre”. /BBC

Të fundit

“Lulzim Basha ishte ministër i Ramës për opozitën”

Belind Këlliçi ka lëshuar akuza të ashpra ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar atë një...

Gjermania dhe Britania nënshkruajnë traktatin e ri të mbrojtjes

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka folur pas nënshkrimit të një traktati të ri mbrojtës me kancelarin gjerman Friedrich Merz. Sipas mediave të huaja, Starmer...

Aksident në Gramsh, makina del nga rruga, plagosen 3 persona

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur në Sotirë të Gramshit. Fuoristrada në të cilën udhëtonin tre personat ka dalë nga...

Konflikti i pronësisë, gruaja nga Lezha i hedh kundërshtares vaj makine në fytyrë

Një konflikt pronësie i pa zgjidhur nga organet shtetërore ka futur në sherr familjet në Dajç të Lezhës. Madje, një qytetare i ka hedhur kundërshtares...

Jennifer Lopez heq dorë nga martesa: E kam provuar disa herë dhe…

Të martën, më 15 korrik, këngëtarja e njohur Jennifer Lopez ka qënë duke performuar në koncertin e saj në Spanjë pjesë e turneut të...

Lajme të tjera

Web TV