Tërmeti në Turqi, qytetarët largohen nga dyqanet dhe zyrat (Video)

Turqia këtë të premte është tronditur nga një tërmet 4 ballë i shkallës Rihter.

Mediat turke bëjnë me dije se epiqendra e tërmetit ka qenë në rrethin Ergani të Diyarbakirit në Turqi.

Përmes videos do të shikoni reagimin e njerëzve pas lëkundjeve të tërmetit. Tërmeti me madhësi 4.0 të shkallës Rihter ishte 13.80 kilometra i thellë në tokë.

Ndryshe, tashmë disa video janë publikuar në rrjetet sociale teksa shihen disa konsumatorë duke braktisur një dyqan.

https://streamable.com/5o27h9