Reforma në burgje/ Diplomatët amerikanë u “tërheqin veshin” krerëve të drejtësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Asnjë reformë gjyqësore nuk mund të jetë e plotë nëse nuk përfshin një sistem modern të burgjeve i cili i mban qytetarët të sigurt, parandalon sjelljen kriminale si dhe korrupsionin”

Nga Fernada Cenko

Shqipëria po bën hapa të rëndësishme sa i takon Reformës në Drejtësi, por kjo nuk mjafton për t’u kompletuar i gjithë sistemi për të funksionuar tamam. Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit, Ben Rockëell gjatë një diskutimi mbi përparimin e bërë deri tani dhe punën e mbetur në reformën e burgjeve në Shqipëri tha se: “Asnjë reformë gjyqësore nuk mund të jetë e plotë nëse nuk përfshin një sistem modern të burgjeve”. Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmon i kanë hedhur sytë nga sisitemi i drejtësisë si dhe zbatimin e Reformës. Ndaj zyrtari amerikan ka dhënë mesazh të fortë politikës si dhe krerëve të drejtësisë që të bëjnë kujdes me sisitemin e burgjeve, për të funksionuar gjithë zinxhiri. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vazhdon të mbështesë reformat në burgje për të ndihmuar në krijimin e një sistemi më të mbrojtur, më të sigurt dhe më transparent, i cili forcon sigurinë dhe drejtësinë shqiptare dhe e bën Shqipërinë një partnere ndërkombëtare edhe më të fortë. “Asnjë reformë gjyqësore nuk mund të jetë e plotë nëse nuk përfshin një sistem modern të burgjeve i cili i mban qytetarët të sigurt, vepron në mënyrë njerëzore ndërsa parandalon sjelljen kriminale pas hekurave, parandalon korrupsionin në radhët e veta dhe e çrrënjos atë kur ndodh, si dhe përgatit të burgosurit për t’u kthyer si anëtarë të dobishëm në shoqëri pas përfundimit të dënimeve të tyre”, pohoi Rockëell.

Takimi

Në këtë takim u diskutua mbi arritjet në përmirësimin e sistemit penitenciar, sfidat dhe prioritetet si dhe masën e re për mbikëqyrje e veçantë të të burgosurve kur me sjelljen e tyre përbëjnë rrezik për të tretët apo sigurinë e institucionit. Nga ana tjetër, Gjonaj ka theksuar se kjo masë përbën formën më të lartë të kontrollit ndaj të dënuarve dhe ka rezultuar si instrument efikas në vende si Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Masa vjen si risi e reformës në drejtësi në sistemin e burgjeve, me synim neutralizimin e të dënuarve apo të paraburgosurve shumë të rrezikshëm, që janë eksponentë të spikatur të botës së krimit. Ky është një regjim i posaçëm veç të njohurit “41 Bis” dhe deri më tani përfshin mbikëqyrjen e veçantë të 140 personave. Trajtimi është burgu i vërtetë për personat e cilësuar si të rrezikshëm. Ai kufizon takimet me familjarët, detyron regjistrimin audio e video të takimit, kontrollon korrespondencën e tij, si edhe kufizon daljen e tij në ajrim. Kjo kategori vlerësohet se përbënte më parë rrezik për shoqërinë edhe pse ndodheshin pas në vuajtje të dënimit apo paraburgimit. “Regjimi i posaçëm ka një rëndësi të jashtëzakonshme pasi për herë të parë ndërpritet efektivisht komunikimi ndërmjet të burgosurve dhe anëtarëve të tjerë në liri duke ndërprerë zinxhirin komandues te këto organizata kriminale”, tha ministrja në fjalën e saj. Në tryezën e zhvilluar në ministrinë e Drejtësisë morën pjesë titullarët e burgjeve përfshirë drejtorin e Përgjithshëm, Agim Ismaili, ambasadorin britanik Duncan Norman, Shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Jutta Gützkoë, Drejtori për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit në ambasadën amerikane në Tiranë, Benjamin A. Rockëell dhe zëvendësambasadorja e OSBE-së, Clarisse Pasztory.

Lexo edhe :  Dy njerëzit e rëndësishëm në këto zgjedhje, që i dhanë fitoren e thellë PS-së!

Investimet

Vëmendjen që ka treguar Ambasada Amerikanë në Shqipëri sa i takon siistemit të burgjeve është edhe tek investimi që vet Amerika bën në vendin tonë. Vjet në tetor SHBA i ka dhuruar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve disa kompjutera dhe projektorë për qendrën e rë të trajnimit. Dhurimi këtyre pajisjeve u bë nga drejtori i Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës Ben Rockwell gjatë një takimi me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve në Agim Ismaili. Gjithashtu në postimin e bërë nga Ambasada në atë kohë thuhet se mbështet reformat e bëra në sistemin e burgjeve por duhet që këto reformat të trajtojnë gjithashtu edhe korrupsionin që u mundëson rrjeteve kriminale të vazhdojnë të funksionojnë jashtë burgjeve. “Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet reformat e sistemit të menaxhimit të burgjeve, përfshirë Qendrat e Trajnimit për Oficerët Korrektues. Reformat në vazhdim janë krijuar për të balancuar sigurinë me kërkesat humanitare dhe rehabilituese për t’i përgatitur të burgosurit për ri integrimin në shoqëri pas lirimit të tyre. Reformat duhet të trajtojnë gjithashtu edhe korrupsionin që u mundëson rrjeteve kriminale të vazhdojnë të funksionojnë jashtë burgjeve. Kjo është një sfidë për të gjitha sistemet e burgjeve, dhe një sfidë e veçantë në Shqipëri. Ndihma e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një investim në përpjekjet e partnerëve tanë dhe i tillë që do t’i bëjë të dy vendet tona më të sigurta. Ne mirëpresim të shohim rezultatet”, thuhet në deklaratën e mëparshme.

Të fundit

Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur...

Toni Gogu mesazh qytetarëve: Nuk fituam mandat, por një lidhje që s’ka nevojë për karrige

Disa nga senatorët e Partisë Socialiste rrezikojnë të mos jenë më pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, kur numërimi po shkon...

“Ti je spiun”, shefi i pyjores vjedh energji elektrike dhe ofendon qytetarin

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një problematikë në fshatin Bardhaj në Përrenjas, ku shefi i pyjores vjedh prej vitesh energji elektrike dhe...

Piramida / Hap dyert “Ecole 42”, Rama dhe Macron përurojnë shkollën franceze

“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në Shqipëri. Pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kryeministri...

Goditet grupi i narkotikëve italo-shqiptar, shpërndanin drogë në qytetet italiane

Një operacion i zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik të Astit ka çuar në goditjen...

Lajme të tjera

Web TV