I arrestuar për shpërdorim detyre, zbulohet kush do ta gjykojë ish-kreun e Bashkisë së Lushnjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hidhet shorti në Apel për çështjen e ish-kreut të bashkisë Lushnje, Fatos Tushe. Kryesuese e trupës gjykuese për çështjen e Tushës, Nertina Kosova. Ndërkohë seanca pritet të mbahet më 29 korrik. Tushe akuzohet për ”Shpërdorim detyre”, ka ndikuar në tenderin për pastrimin e një kanali.

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe i akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre ka apeluar pak ditë më parë vendimin e Shkallës së parë Anti-Korrupsion, e cila e la në burg Tushen, duke pranuar kërkesën e SPAK që e akuzon atë për shpërdorim detyre.

Nëpërmjet avokateve të tij mbrojtës Tushe i është drejtuar Apelit, ku kërkon masë më të butë sigurie, pasi për të nuk ka prova që e implikojnë atë në abuzimin me tenderin për 240 milion lekësh, për rehabilitimin e kanalit vaditës.

Gjithashtu me kërkesë për masë më të butë sigurie Apelit i janë drejtuar edhe 10 vartësit e Tushes, të cilët u vunë në pranga rreth një javë më parë, pasi SPAK ka ngritur ndaj tyre tre akuza, atë të “Falsifikimit të dokumenteve”, shpërdorimit të detyrës” dhe “abuzimit me tendera publike”

Të fundit

Punëtorët evakuojnë centralin bërthamor të Fukushimës për shkak të frikës nga cunami

Punëtorët në termocentralin bërthamor të Fukushimës në Japoninë lindore, i cili pësoi një nga dy aksidentet më të këqija...

“Independent”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira për pushime në vitin 2025

Jeni duke kërkuar një vend për pushime me buxhet të ulët? Ne ju rekomandojme pese destinacionet më të mira në vitin 2025 – nga...

Propozuesit ‘ilegalë’ të një debati publik mbi Kodin penal

Nga Mero Baze Zërat që kritikojnë propozimet për Kodin e ri penal janë shtuar dhe në emër të institucioneve. Sot atë e kundërshtoi me shumë...

Shqipëria, e dyta nga fundi në Europë për shpenzimet qeveritare për kërkim dhe zhvillim

Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të shpenzimeve qeveritare për kërkim dhe zhvillim në Europë. Sipas të dhënave më të fundit të...

Talent lind, nuk të bën partia!

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka reaguar pas debatit të ngritur për largimin nga puna të dy aktorëve të trupës së Teatrit “Migjeni”. Beci thekson...

Lajme të tjera

Web TV