Cunami që shkatërroi Aleksandrinë e Egjiptit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në korrikun e vitit 365, një cunam shkatërron qytetin e Aleksandrisë, Egjipt.
Cunami u shkaktua nga tërmeti i Kretës që vlerësohet të ishte 8 ballë sipas shkallës Rihter. Si pasojë, 50-mijë njerëz humbën jetën në Aleksandri dhe rrethina.

Aleksandria u themelua nga Aleksandri i Madh në prill 331 pes. Arkitekti kryesor i Aleksandrit për këtë projekt ishte Dinokrati. Para ndërtimit të Aleksandrisë, kur Aleksandri ishte në kërkim për të ndërtuar një qytet për lavdinë e tij, Dinokrati propozoi pngritjen e një qyteti në malin Athos (sot Greqi). Aleksandri e hodhi poshtë projektin, duke i thënë arkitektit se nuk kishte marrë parasysh kushtet e jetesës së banorëve të cilët nuk mund të rrisnin grurë në mal, dhe i kërkoi të gjente një vend tjetër; kështu u zgjodh zona në Egjipt ku u shtri qyteti i Aleksandrisë, rajon shumë më pjellor dhe më i hapur sesa terreni i thepisur i malit Athos.

Historiani Vitruvius (70 pes – 15 pes), në traktatin e tij De Architectura,traktati i vetëm mbi arkitekturën që ka mbijetuar që nga lashtësia, thotë se Dinokrati kishte në plan për të gdhendur në faqen e Malit Athos një skulpturë gjigande të Aleksandrit, me një qytet të vogël në njërin krah dhe rrjedhën e një lumi a deti në krahun tjetër – Dinokrati gjithashtu ishte autor i një varri madhështor të babait të Aleksandrit, Filipit II – monumenti mbeti i papërfunduar.

Të fundit

Sopranoja Nina Muho sjell koncert recital me këngët popullore shqiptare

Nga jugu në veri, një udhëtim muzikor në rrënjët e shpirtit shqiptar, u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar...

“Kurti po shkel Kushtetutën dhe ligjin që vetë firmosi”

Në Kosovë, kriza politike vijon të thellohet çdo dy ditë. Këtë të martë dështoi një tjetër tentativë për konstituimin e parlamentit në Prishtinë, e...

Përmbyset kamioni në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi

Një kamion me ngarkesë është përmbysur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”. Për pasoje është plagosur drejtuesi i kamionit, ndërkohë...

Publikohet kalendari i La Ligas, El Clasico e parë luhet në Madrid (data)

Liga Spanjolle e Futbollit ka publikuar zyrtarisht kalendarin e La Ligas për sezonin e ri 2025-2026. Sipas shortit të hedhur këtë të martë, gara për...

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të bisedojë për gjendjen në Rripin e Gazës dhe për Iranin kur...

Lajme të tjera

Web TV