Ja sa milionë euro do ti paguajë Britania e Madhe Francës për të frenuar emigrimin ilegal

Britania do t’i paguajë Francës 62.7 milion euro për të financuar emigrimin e paligjshëm përmes Kanalit Anglez.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme.

Marrëveshja mes dy vendeve do të ketë në bazë dyfishimin e numrit të oficerëve francezë të vendosur përgjatë bregdetit me zonën e tyre të patrullimit, shkruan Euronews.

Ai gjithashtu përfshin vendosjen e teknologjisë së avancuar të mbikëqyrjes dhe automjeteve për të rritur mbikëqyrjen përgjatë bregdetit francez, si dhe fonde për të siguruar kthime vullnetare në vendet e origjinës dhe për të investuar në qendrat e pritjes për emigrantët në të gjithë Francën.

Marrëveshja u njoftua të martën në mbrëmje pasi Sekretari i Brendshëm Britanik Priti Patel dhe Ministri i Brendshëm Francez Gérald Darmanin u takuan përmes një video-konference.

Kjo masë vjen pas një rekordi prej 430 njerëzish kaluan Kanalin me anije të vogla të hënën. 287 emigrantë të tjerë arritën në Britani të Martën.