Revolucioni teknologjik 4.0 dhe e ardhmja e punësimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Valter HOXHA

Cfarë po ndodh sot me inovacionet teknollogjike dhe revolucionin industrial 4.0? A po rrezikohen profesionet tradicionale si doktor, jurist, kontabël etj., nga ky revolucion?
Në ekonomi, në një optik të rritjes së produktivitetit, nëse ekziston një alernativë teknologjike në aktivitetin njerëzor, kjo do të përvetsohet menjëherë. Postulati është i thjeshtë, automatizimi i një procesin në punë gjeneron rritje produktiviteti dhe për rrjedhoj rritje ekonomike, dhe rritja nga krahu tjetër gjeneron rritje pagash që gjenerojnë një nxitje për automatizim.

Ne fakt, zhvillimi i inovacionit në një ekonomi po shkakton zhdukjen e shumë profesioneve duke krijuar një kaos shoqëror nëse nuk marrim masa paraprake. Në kohën e tij, John Maynard Keynes parashikonte që deri në fund të shekullit të XX-të, teknologjia do të shkatërronte në pjesë të mirë të punëve klasike, standarte dhe fizikisht të lodhshme. Antropologu David Graber, professor në Londo School of Economics, mendon se robotët do të eleminojnë të gjitha profesionet që ai i quan «bullshit jobs».
Edhe nëse Schumpeter nuk do ta kishte bërë atë një koncept ekonomik, përmes teorisë së tij të njohur të shkatërrimit krijues, ne tani mund ta shohim atë çdo ditë përreth nesh.
Revolucioni dixhital, këto vitet e fundit po trondit shoqërinë tonë. Sa më shpejtë të kuptohet nga politika dhe sistemi ekonomik ky revolucion, aq më pak kosto do të kemi në formimin e profesioneve të reja dhe aq më mirë do të integrohen punonjësit e profesioneve që do të jenë viktimat e para të këtij cunami teknollogjik.

Për shembull, në disa vende në Europë, si Francë, Ceki etj., taksistët kanë protestuar kundër shoqërive Uber, Lyft ou Taxify duke pretenduar se po humbasin punën. Shkarkimi i një aplikacioni nga google në smartfon tonë, mundëson që në një të ardhmen të afërt, të kemi në kohë reale përpara shtëpisë një google taksi pa shofer. Sipas një studimi të dy profesorëve të Oxford, në 2013, profesioni i gazetarëve gjithashtu është në rrezik. Në vitet që do të vijnë do të jenë robotët që do të shkruajnë artikujt. Po sipas tyre, në një të ardhme jo të lërgët, 47% e punëve në SHBA mund të robotizohen.

Në fakt, në ekonomi faktorët e prodhimit zvëndësohen duke marrë parasysh kostot marxhinale të tyre, që do të thotë “sa më e lartë të jetë kostoja e fuqisë punëtore aq më shumë do të kërkohet të zvendësohet nga një makinë ose nga teknologjia”.
Sipas Erwann Tison, drejtor i Institutit Sapiens, pesë janë profesionet që rrezikojnë më shumë nga revolucioni dixhital: punonjësit e bankave, kontabilistët, sekretaret në zyra, arkëtarët e shërbimeve tregëtare dhe të vet-shërbimit, dhe në fund, punëtorët e logjistikës që marrin pjesë në shumë procese si ngarkim-shkarkim, magazinier, shofer etj.

1. Punonjësit e bankave dhe të agjensive të sigurimit
Sipas këtij institute, këta punonjës janë më të kërcënuarit nga revolucioni dixhital. Ne Francë, kurba e punësimit në këto sektorë, është ulur më 39% që prej vitit 1986 deri në vitin 2016.

Deutsche Bank sipas CEO Christian Sewing, deri në 2022, do të shkurtojë 18,000 vende pune si pjesë e një ristrukturimi të madh që do t’i kushtojë asaj 7.4 miliardë euro.
Sipas studimit të Instituti Sapiens, parashikohet që bankat dhe sigurimet rrezikojnë që të mos punësojnë njeri, duke filluar nga vitit 2038 deri në 2051.

2. Punonjësit kontabël

Universiteti i Oxford, në 2015, duke u bazuar në një studim të tij, afirmon se profesioni i ekspertëve kontabël, ishte i kërcënuar nga robotizimi i aktivitetit. Kryesisht, një pjesë e mirë e operacioneve kontabël janë automatizuar. Teknologjia përbën një kërcënim sepse programet e reja të kontabiliteit, mjetet informatike, menaxhimi i të dhënave (blocchaine, API banker, mjete e njohjes automatike, legaltech, etj.) që janë në dispozicion, u jep mundësi firmave të menaxhojnë vet një pjesë të mirë të komptabilitetit.
Në Francë, pas vitit 2000, kontabilistët jane 10% më pak se në vitin 1986. Qëndrat e mëdha tregëtare, supermarketet në produktet e tyre janë duke eksperimentuar teknollogji RFID (identifikimi nëpërmjet radio-frekuencës) cka u jep mundesi blersëve të kalojnë direkt shporten me produkte pa pasur nevojë më për një punonjëse tek arka. Po këto njësi ekonomike po punojnë të robotizojnë totalisht procesin që nga kërkesa për një produkt deri tek dorëzimi final.

Lexo edhe :  Shtimi i emigrantëve, po rrit fluksin e remitancave

Gjithsesi, akoma për një periudhë kohe afatmesme, ky profesion do të vazhdoj të jetë akoma i dobishëm: robotët nuk munden akoma të menaxhojnë integralitetin e të gjithë dokumentave, as kompeksitetin e kërkesave të klientëve. Padyshim do të ketë adaptime dhe mutacione të profesionit por Instituti Sapiens parashikon që kërcënimi i këtij profesioni mund të vij midis viteve 2041 deri në 2056, kur programet inteligjente mund të realizojnë operacionet komtabël, pa ndërhyrjen e njeriut.

3. Sekretare në zyra dhe drejtori

Edhe profesioni i sekretareve rrezikohet nga revolucioni dixhital dhe robotizimi. Parashikimet janë që kjo punë të mos ekzistoj më duke filluar nga viti 2053. Sipas Erwann Tison, ka një evolucion të këtij profesioni: është kaluar nga një sekretare për klient në një sekretare për shumë klientë.

4. Arkëtaret (kasjeret) dhe punonjëset e vet-shërbimit

Si rrejdhoj e ATM (self-checkouts), arkëtaret dhe punonjëset e vet-shërbimit rrezikojnë të humbasin punën. Edhe pse shumë sondazhe tregojnë një përdorim të ulët të këtyre automatëve (ATM) nga moshat më pak të reja, gjeneratat e reja kanë tendencë të jenë më praktikë me teknologjinë.
Në të gjithë botën, këto automate ose kasa automatike, parashikohen të rriten nga 191,000 në 2013 në 325,000 deri në 2019. Numri i punonjsëve në këto qëndra tregëtare ka filluar të ulet në perëndim dhe parashikimet janë që kjo punë të zhduket duke filluar nga viti 2050.

Për punonjësit që punojnë në mirëmbajtje, riparime, drejtues makinerish ngarkim-shkarkimi, etj., parashikohet që të kenë një kërcënim jo më herët se 2071. Kostoja marrxhinale e kësaj fuqie punëtore është akoma e ulët, cka bën që të kenë një jetëgjatësi më të madhe. Në Francë ky profesion ka një ulje rreth 17% deri në vitin 2016. Padyshim, objektivi i firmave gjigande si Amazon apo Baidu, është të automatizojnë gjithcka në magazinat dhe shpërndarjen e produkteve.
Ndodhur përball këtij fenomeni real, politika dhe shoqëria duhet të përgatiten dhe të marrin masat që të mos rrezikojnë një papunësi të lartë që shoqërohet me kosto të larta financiare për buxhetin e shtetit. Zhvillimi eksponencial i teknollogjisë vërtetë shkakton zhdukje profesionesh klasike por krijon mundësi për profesione të reja që janë më kreative dhe me vlerë financiare shumë herë më të lartë.
Në industrinë 4.0, secili punonjës merr një përgjegjësi më të madhe në realizimin e detyrave. Ata duhet të kenë kompetenca që në cdo moment duhet të ndërhyjnë në momentin e një shkëputje apo bllokimi të sistemit të prodhimit apo shërbimit. Sistemi është aty për të shoqëruar punëtorin dhe jo ta dominoj atë. Strategjia është të formohen punonjës që disponojnë një autonomi të madhe dhe të kontrollojnë plotësisht procesin e automatizimit dhe robotizimit.
Prandaj detyra e politikës dhe e sistemit tonë edukativ është të orientoj të gjitha burimet financiare dhe njerëzore në funksion të formimit të kiberneticienëve, inxhinierëve në inteligjencën artificiale dhe në menaxhimin e big-data, si dhe të tjera profesione që lidhen me ekonominë numerike.

Pra, midis kompetencave më të kërkuara, menaxhimi i të dhënave, sigurimi i tyre, zhvillimi i programeve informatike, apo konceptualizimi dhe zhvillimi i sistemeve interaktive njeri-makinë (HMI), njohurit në shkencat konjitive, bioteknologji, nanoteknologji etj., janë imperative për profesionet e së nesërmes.

Të fundit

U zgjodh të drejtojë Bashkinë e Himarës, reagon për herë të parë Blerina Bala

Blerina Bala ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjes nga Këshilli Bashkiak si kryetarja në detyrë e Bashkisë Himarë,...

Rritja e Euros si “flakë kashte”, pse ndodhi luhatja e monedhës europiane?

Rritja e kursit të këmbimit Euro-Lek që ndodhi ditën e mërkurë është shfryrë plotësisht dhe kursi është rikthyer përsëri pranë niveleve më të ulëta...

Çfarë e shtyn Gazin të bëhet kaq “patriot”?

Nga Artur Ajazi Gaz Bardhi, ditët e fundit, është bërë më opozitar se kurrë. Madje, ai thotë se “gjithçka e bën për popullin, për vendin,...

“Kopjoni Luizin & Kiarën”/ “Shpërthen” Sara Gjordeni: Ajo ka 13 ex-a

Durimi i Sara Gjordenit kaq e pati. Një komentues e “akuzoi” se po përpiqet të kopjojë me Bardhin, çiftin e njohur Kiara-Luiz të cilët...

Lajm i mirë për shqiptarët! Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli do të jetë 830 euro

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftoi rritjen e pagës minimale në 830 euro nga mëngjesi i 1 prillit gjatë prezantimit në kabinet pasi qeveria e tij i...

Lajme të tjera

Web TV