COVID-19/ Shënohen sërish rritje infektimesh në vend, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 34 raste me COVID-19 të evidentuara në 24 orët e fundit, teksa nuk ka asnjë humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Covid19, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi kudo në vend. Shfrytëzoni ditët e hapura të vaksinimit deri të dielën, për t’u vaksinuar pa kufizim, nëse jeni mbi 18 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë ju rikujton të gjithë qytetarëve rëndësinë e zbatimit me përpikmëri të rregullave për parandalimin e COVID19 dhe apelon të mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 3348 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 34 qytetarë, në këto bashki: 7 raste në Tiranë, 5 në Sarandë, nga 3 raste në Elbasan, Kukës, nga 2 raste në Has, Berat, Pogradec, Poliçan, Konispol, nga 1 rast në Durrës, Fier, Korçë, Lezhë, Shijak, Skrapar.
Aktualisht janë 232 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,109 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 34
Të shëruar në 24 orë 12
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3348

Testime totale 868,822
Raste pozitive 132,797
Raste të shëruara 130,109
Raste Aktive 232
Humbje jete 2,456

Lexo edhe :  Berisha fton sërish Ramën në debat: Nuk jam në politikë për interesa pasurie

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 93
Vlorë 25
Durrës 22
Kukës 21
Elbasan 18
Shkodër 14
Lezhë 14
Fier 12
Korçë 7
Berat 5
Gjirokastër 1

Të fundit

Loredana kërkon t’i japë fund, Jozi: Tregove veten

Tensionet kanë arritur kulmin mes Loredanës dhe Jozit pasditen e djeshme, duke çuar në një ndarje të papritur mes...

“Plumbi i Artë”/ Hoxha: Vrasjen e Kilos e urdhëroi Alibej, kishte lidhje me gruan e tij

Po mbahet sot seanca për operacionin “Plumbi i artë” në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Krimet e Rënda (GJKKO),...

BE fuqizon 3 partnerët kryesorë të SPAK/ Strategjia e re kundër korrupsionit dhe krimit

Çdo ditë dëgjojmë se kriminelët janë një hap përpara. Kjo mund të ndryshojë vetëm nëse u japim agjencive tona të zbatimit të ligjit mjetet...

VIDEO/ “Eja drejt fitores” – PD publikon sloganin e çeljes së fushatës së 11 majit

Partia Demokratike ka bërë gati sloganin për çelejn e fushatës elektorale të 11 majit, për zgjedhjet parlamentare ku do të dalin deputetët e rinj...

Bill Gates shokon me deklaratën/ Brenda 10 vitesh AI do zëvendësojë mjekët dhe mësuesit

Bill Gates parashikoi se përparimet në inteligjencën artificiale do të zvogëlojnë ndjeshëm rolin e njerëzimit në shumë detyra tradicionale si mjekësia dhe arsimi –...

Lajme të tjera

Web TV