Rama në tunelin e Skërficës: Do shkurtojë me 3 orë rrugën Tiranë-Sarandë! Balluku: Ja kur do të jetë i aksesueshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka ndaluar të inspektojë punimet edhe në tunelin e Skarficës. I shoqëruar edhe nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, kryeministri bëri me dije se tuneli do të shkurtojë rrugën Tiranë-Sarandë me 3 orë. Më tej ai theksoi se ky investim do ndikojë pozitivisht në ekonominë e zonës pasi do të thith investime të mëdha në agroturizëm, blegtori e bujqësi.

“E rëndësishme është që tani jemi në fazën e fundit të mbylljes së gjithë rrjetit të projekteve për Gjriokastër, Tepelenë, Përmet, Ersekë e Korçë. Sezoni i ardhshëm do jetë një platformë komplet tjetër turistike dhe padiskutim e nga pikëpamja ekonomike gjithë kjo ndërhyje masive do të sjellë investime në agroturizëm, blegtori e bujqësi dhe krijon një perspektivë të sigurt të gjithë zonës pa llogarit që qytetet vazhdojnë të rilindin dhe të bëhen të aksesueshëm gjithmonë e më shumë. Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë”, tha Rama.

Ndër të tjera ministrja Balluku është optimiste se tuneli do të jetë i aksesueshëm për të gjithë drejtuesit e mjeteve sezonin e ardhshëm turistik. Balluku theksoi se tuneli është i gjatë 1346 metra i gjatë dhe se punimet kanë ecur me ritme të larta e për rrjedhojë javës tjetër përfundon hapja e 35 metrave të fundit.

“Ndodhemi në tunelin e Skerficës, kemi qenë këtu në 10 gushtin e kaluar në ditën kur nisën punimet në kantier. Sot jemi në 50% të punës, për shkak edhe të gjeologjisë së mirë që kemi hasur por edhe të gjithë angazhimit, punimet kanë ecur shumë mirë. Përfundimi i kontratës është 7 gushti i viti 2022, pra për 12 muaj, por unë besoj se loti i 7 i rrugës Kardhiq-Delvinë, do jetë i aksesueshëm nga gjithë drejtuesit e automjeteve. Duhet thënë që gjithë vepra ka 8 lote, loti i 1, 2, 3 kanë përfunduar ndërsa loti i 4 është ai që sapo përshkruam, i 5 dhe i 6 janë diku tek 75-83% i punimeve të përfunduara, loti i 7 është ky që po vizitojmë sot, ndërsa loti i 8 është përforcimi i skarpateve, të gjitha pjesët e sigurisë rrugore. Shpresojmë që vitin tjetër në hapje të sezonit ne ta dorëzojmë për akses të të gjithë drejtuesve të automjeteve. Tuneli është i gjatë 1316 metra, punimet kanë përparuar, jemi në 35 metrat e fundit, nga hyrja veriore është ecur më shumë rreth 800 metra dhe ndërkohë kemi 35 metrat e fundit që parashikojmë t’i mbyllim javën e ardhshme”, tha Balluku.

Lexo edhe :  Drejtësia me standard të dyfishtë, Berisha duhet të jetë në burg

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV