Dimensionet e Dhimitër Shuteriqit, poet, prozator e studiues

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ai ishte shkrimtar dhe historian i letërsisë, profesor, akademik, Mësues i Popullit. U lind më 18 korrik të vitit 1915 dhe u nda nga jeta në 22 korrik të vitit 2003…

…Lindi në Elbasan në familjen e Simon Shuteriqit. Kreu Liceun Kombëtar (francez) të Korçës (1936) dhe ndoqi studimet e larta e u diplomua për filozofi në Universitetin e Grenoblës (1942). U kthye në atdhe më po atë vit dhe mori pjesë aktive në Luftën ANÇ.

Pas çlirimit
Pas çlirimit pati detyra me përgjegjësi në institucione arsimore, kulturore dhe letrare të vendit. Është ndër themeluesit e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë (tetor 1945), kryetar i saj në vitet 1954–1973, drejtor i Institutit të Lartë Pedagogjik në vitet 1947–1950, deputet i Kuvendit Popullor në vitet 1950–1974.

Fillimet letrare
Dhimitër Shuteriqi e nisi veprimtarinë letrare në mes të viteve ’30 me vjersha, tregime dhe artikuj kritikë. Ka botuar, në atë kohë, përmbledhjet poetike “Kangët e rinisë së parë” (1935) dhe “Kangë” (1936), kurse në revistën “Bota e Re” të Korçës artikullin e gjatë “Drejtimet e reja letrare”, ku përkrahen prirjet realiste në krijimtarinë e autorëve të rinj të kohës.

Romanet
Veprat më me rëndësi i ka shkruar pas Çlirimit. Në këtë kohë botoi dy vëllimet e para të romanit “Çlirimtarët” (1952, 1955), po vepra mbeti e papërfunduar. Më pas, fushë kryesore e krijimtarisë së tij u bë tregimi. Botoi përmbledhjet “Gurnecka” (1957), “Fyelli i Marsiasit” (1963), “Kënga dhe pushka” (1972), “Maratonomaku ynë” (1977), “60 tregime në një” (1979), “Buka e thika” (2002) etj.

Historia
Tregimet e Dh.Sh. kanë tematikë të larmishme. Vëmendjen e autorit e kanë tërhequr ngjarje kulmore të së kaluarës historike, figura të historisë e të kulturës kombëtare, jeta e vështirë e njerëzve të thjeshtë dhe sakrifica e tyre në luftë, ngjarje dramatike e poetike të kohës etj. Në to janë përjetësuar Gjorg Golemi legjendar, Marin Barleti, Pjetër Budi, Dhaskal Todri, Ismail Qemali, Dora d’Istria, A. Z. Çajupi e të tjerë. Duke u nisur nga dy burime të mëdha që ushqyen frymëzimin e tij si tregimtar, historia dhe folklori, Dhimitër Shuteriqi krijoi një tip proze që rrjedh në shtratin e ligjërimit popullor dhe zbulon koloritin e jetës shqiptare e të fshehtat e shpirtit njerëzor me një gjuhë të pasur e të rrjedhshme. Këto veçori karakterizojnë dhe ligjërimin e romanit të tij të fundit “Sytë e Simonidës” (1998).

Lexo edhe :  Cila është mosha kur ndihesh më i/e vetmuar?

Poeti
Krahas prozës vijoi të lëvrojë edhe poezinë, duke botuar vëllimet “Kangë” (1981), “Kroje kam et” (1998) etj. Fusha kryesore e punës së Dhimitër Shuteriqi si shkencëtar ka qenë historia e letërsisë, tradita e hershme e shkrimit të shqipes, folklori dhe disa figura historike. Kërkimi në këto fusha është kurorëzuar me botimin e një korpusi veprash e studimesh që hedhin dritë jo vetëm në fillimet e shkrimit shqip (“Shkrimet shqipe”, 1965, 1976, dhe “Tekstet shqipe dhe shkrimi i shqipes në v. 879–1800, 2005), por dhe në rrënjët e traditave letrare-kulturore, në procese e figura të shquara të letërsisë së humanizmit, të Mesjetës dhe të Rilindjes Shqiptare, duke vënë në qarkullim tekste të panjohura dhe ide të reja shkencore.

Studimet
Dhimitër Shuteriqi është bashkautor dhe redaktor i veprës përgjithësuese “Historia e letërsisë shqipe” I, II (1959, 1960), botim i Universitetit të Tiranës, kryeredaktor i veprës “Historia e letërsisë shqiptare” (1983), botim i Akademisë së Shkencave; autor i monografisë “Naim Frashëri – Jeta dhe vepra” (1982); i traktatit “Metrika shqipe” (1947) dhe i përmbledhjeve me studime “Nëpër shekujt letrarë” (1973), “Gjurmime letrare” (1974), “Autorë dhe tekste” (1977), “Mbi Barletin dhe shkrime të tjera” (1979), “Marin Beçikemi dhe shkrime të tjera” (1987), si dhe i shumë artikujve e studimeve të shpërndara në shtypin shkencor e periodik.

Vepra e papërfunduar
Ai është një ndër themeluesit e shkollës historiografike letrare në Shqipëri. Dhimitër Shuteriqi ka lënë në dorëshkrim një varg veprash të përfunduara, Fjalorin e Naim Frashërit, Fjalorin parabuzukjan të shqipes, një Regest dokumentesh historike të v. 1397–1479 e të tjera. Dhimitër Shuteriqi është dekoruar me “Urdhrin e Flamurit”; ka marrë Çmimin e Republikës të shkallës së parë.

Burimi: akad.gov.al

Të fundit

“Ngrijnë” monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 13 maj 2024

Sot, më 13 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93 lekë dhe shitet 93.9 lekë. Euro sot...

Ja një Femër që Nënë nuk u bë kurrë

Nga Edison Ypi Leman Ypi Lemani ishte një aristokrate e sofistikuar, e shkolluar, e edukuar, inteligjente, elegante, e hirshme, e ndjeshme, e dhënë pas leximeve, artit,...

Ylli Pata: ‘Provokacja nr 2’, pas Beogradit, Rama hap çështjen shqiptare edhe në Athinë

Ka mjaft kryeministra shqiptarë që kanë thënë se kanë hapur çështjen çame në Athinë. Asgjë nuk është e vërtetë. Por si Majko ashtu edhe...

Paradoksi/ Varfëria, Shqipëria me kostot më të larta në Europë të dietës ushqimore

Një personi që jeton në Shqipëri i duhet të harxhojë 4.4 USD në ditë (sipas indeksit të fuqisë blerëse) vetëm për ushqim për të...

Sigurohuni që të keni marrë me vete çadrat, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Gadishulli i Ballkanit vijon të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme duke mbajtur reshje shiu dhe stuhi lokale në territorin e Shqipërisë. E...

Lajme të tjera

Web TV