“Komisariati Dixhital”/ Rama: Me një klik mund të monitoroni reagimin e Policisë së Shtetit ndaj ankesës tuaj!

Kryeministri Edi Rama, ka sqaruar nëpërmjet një videoje në “Facebook” ndryshimet e reja që janë bërë në aplikacionin “Komisariati Dixhital”.

Në këtë aplikacion, janë shtuar disa shërbime më shumë, si raportimi i dhunës në familje dhe krimit mjedisor.

Rama thotë mbi videon e publikuar se tanimë, qytetarët kanë mundësi të monitorojnë reagimin e Policisë së Shtetit ndaj kërkesës së tyre, e kjo bëhet vetëm me një “klik” nga smartfoni ose kompjuteri.