PD nuk gjen paqe/ Basha ju heq postin kritikëve, por jo akuzat

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ne zgjedhjet e antërave të rinj në strukturat e partisë u mundua që zërin kritik “ta zhdukë” duke e kthyer veten në vasal të sarajës së tij. Por edhe pse kritikët ngelen jashtë, ata kanë edhe një mundësi më shumë për të qenë super kritik dhe të nxjerrin Bashën zbuluar në gjithë vendimarrjen e tij, apo edhe mënyrën se si ai e trajton partinë që ia dhuroi “babai politik” Sali Berisha. Edhe pse u takuan me shtërngim duarsh në Kuvendin Kombëtar, Lulzim Basha ende se ka venosur në mënzrë përfundimtarë se kush do të jetë qëndrimi me deputetin Berisha, i cili u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bujar Nishani, i cili doli jashtë partisë duke formësuar një lëvizje të quajtuar “Për PD” vijon të jetë kritik ndaj Bashës edhe për faktin se si mbeten jashtë Kuvendit Kombëtar “heronjë” të Partisë Demokratike. Në një prononcim për median, Nishani tha se nuk është normale që një parti të identifikohet nga një person. “Realiteti është i hidhur që partia të identifikohet me një individ, qoftë ky edhe kryetari. Kemi mbërritur në këtë pikë. Basha ka punuar në 8 vite qëndrim jo për të krijuar një forcë strukturore, parimore, por në një identitet personal. Kjo është një nga arsye e degradimit pak nga pak të kësaj partie, të largimit të saj nga qytetaria, nga mundësia për të ardhur në pushtet”, tha Nishani. Më tej, ish- presidenti Nishani theksoi se Basha mund të qëndrojë edhe për 20 apo 30 vjet, por PD po e humb misionin e saj. “PD është në kaos, në krizë identiteti, më e përçarë se kurrë, ndaj duhej një reflektim i madh pas 25 prillit, jo vetëm rreth figurës dhe karrierës personale të një njeriu, por një reflektim i thellë në kontekstin politik të fjalës. Basha mund të qëndrojë edhe formalisht në karrigen e kryetarit edhe për 20 apo 30 vjet, por problemi është se PD po e humb misionin e saj për të cilin u krijua, po e humb edhe misionin që ka një parti politike e rëndësishme brenda sistemit. Ky është një dëm i madh që i bëhet edhe shoqërisë”, tha Nishani. Për Nishanin, çdo gjë që flitet për bashkëpunim është retorikë pa vlerë. “Për të realizuar bashkëpunimin duhet hapja dhe kjo realizohet vetëm përmes një procesi, i cili është garimi”, përfundoi Nishani.

Roland Bejko, ish- deputeti i Partisë Demokratike ka bërë një analizë se përse PD nuk fitoi në zgjedhje parlamentare të 25 prillit. Ai u ndal në qarkun e Gjirokastrës, ku emri i tij ishte renditur i dyti në listë. Për Bejkon, PD-ja i kishte të gjitha shanset për të marrë dy mandate, por “u luajt” gabimisht dhe gabimi nis që nga vendosja e emrit të Tritan Shehut i pari në listë dhe më pas në mënyrën e të bërit fushatë. Ai tha se e gjitha dega bënte fushatë për të parin e listës, në një kohë që demokratët e kishin të sigurt marrjen e një mandati dhe duhej luftuar për të dytin. Ndryshe bëri PS-ja, tha Bejko, që sipas tij i pari dhe i dyti i listës së PS-së punonte për kandidatin e renditur të tretin. “Gabimi u bë që në fillim në vendosjen e kandidati, ai bëri të gjitha makinacionet për ta marrë me çdo kusht pozicionin për të qenë i pari në Gjirokastër, dhe po të qëndronte në shtëpi, një kandidat i PD do e merrte. Unë nuk e pranova të isha i dyti, se ky çift ka qenë dhe 2017, baza më propozoi mua dhe bëri një sondazh PD që duhet ta shikonte të drejtë dhe kjo nuk u bë, duhej me profil lokal, se aty ka vota është qark i vogël dhe do të duhej të operohej me njohje personale dhe prirja e këtij zotërie në qarkun e Gjirokastrës ishte shokuese dhe nuk e motivioi PD, brenda partisë u luajt keq. Mua nuk më interesonte vota personale, s’e s’më duhej vota preferenciale dhe misioni im të ishte të mbështesja të parin, unë preferova që i dyti të ishte Vangjel Tavo, por LSI nuk e pranoi se nuk ra dakord në terma të përgjithshëm dhe kjo skemë nuk u pranua”, tha Bejko. Ai tha se edhe pse ishte i prekur nga Covid 19 ka ngritur alarmin për të punuar për të dytin në listë. “Unë u preka nga COVID dhe u humb filli i fushatës dhe në 10 prill kam konstatuar që PD ka qenë shumë afër marrëveshjes së mandatit të 2, kam ngritur alarmin, që fokusi të mos ishte për të marrë të parin, por të dytin, PS e përqendroi te i treti, i pari dhe i dyti punonte për të tretin, në Gjirokastrës në PD punohej për të parën. Kjo bëri që dhe njerëzit që më mbështetësit të strukej”, tha Bejko. Një mënyrë për të ringritur PD sipas Bejkos është të fitohen zgjedhjet lokale. “Sfida për të rikthyer besimin brenda demokratëve, mobilizimi i tyre, rimëkëmbja e strukturave dhe qartësia në kryerjen e veprimeve politike duke vendosur objektiva të qartë. PD duhet të synojë të fitojë zgjedhjet lokale dhe nuk duhet të gjejë justifikime, PD duhet t’i vendosë kusht qeverisë dhe ndërkombëtarëve që nuk mund të futet në këto zgjedhje me këtë reformë territoriale dhe më këtë kod zgjedhor dhe për ketë duhen bindur ndërkombëtarët”, tha ai. Bejkoi shtoi se marrëdhëniet e PD me ndërkombëtarët janë më të ftohta se më parë. Kjo sepse sipas tij ka marrë vendime që kanë shkuar në kundërshtim me ndërkombëtarët. Një prej tyre ishte dorëzimi i mandateve apo edhe mos futja në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, por pa përmendur në asnjë moment qëndrimin që kanë mbajtur demokratët në raport me shpalljen ‘NON GRATA’ të Sali Berishës.

Lexo edhe :  Spiropali takohet me Richard Grenell në New York!

Në një kohë që Kuvendi Kombëtar i PD-së u shoqërua me kritika, Bejko ka listuar disa nga aspektet pozitive që u shënuar nga punimet e tij. “Kam pritur që PD dhe Basha duhet të ishte lajmi pas kongresit, por këtë hapësirë e zuri Mark Marku dhe diskutantë të tjerë, debatin e zuri ajo çka nuk u bë dhe jo ajo që u bë. Në këtë kongres u bë mirë se pati 20% hyrje të të rinjve, janë kontributor në procese demokratike, por edhe në aksionet e saj politike. Një gjë që s’më pëlqen, por le ta shohim si pozitive, është kuota e grave, jam dakord që të ketë gra brenda partisë, por me meritë dhe jo kuota, aspekti i tretë pozitiv ishte që këtë proces e ka bërë me debate të forta ku ka pasur liri dhe jo bllokime. Gara që u bë për kryetarin e PD ka qenë një garë reale, me shumë vërejtje, se mund të bëhej më mirë dhe mbi të gjitha është dhe çështja e kohës. Kanë qenë proceset në vijim që nxituar PD të bënte zgjedhje të shpejta”, shtoi ai. Në fund ai dha një këshillë për Lulzim Bashën. “Basha duhet t’i qëndrojë larg adrenalinës që të jep pushteti personal. Basha duhet të punojnë në ekip, modelin e autoratzimi e kemi përballë, është Rama. Ai duhet të ofrojë modelin e një lideri demokratik, duhet të konsolidojë profilin e tij të një lideri demokratik, që të punojë me ekip, ai që evidenton, njeh dhe korrigjon problemin dhe Bashës nuk i mungojnë këto, por duhet ta bëjë se është emergjente, ka një shkëputje të forta nga anëtarësi dhe selia”, përfundoi Bejko.