Ministrja e Jashtme e Kosovës kundër “Mini-Shengenit”, thirrje nga Sllovenia: BE-ja duhet ta ndalë, rrezikon paqen në Ballkan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, mori pjesë sot në diskutimin jo formal mes ministrave të Jashtëm dhe për Çështje Evropiane të BE-së dhe vendeve të Ballkanit që u mbajt në Brdo afër Kranjit të Sllovenisë, mikpritës i të cilit ishte sekretari slloven i Shtetit për Punët e Jashtme, Gashper Dovzhan.

Duke qenë se Sllovenia ka marrë mandatin e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, ky diskutim u hap me prezantimin e prioriteteve të presidencës së Sllovenisë dhe temë bosht ishte çështja e tejkalimit të situatës me pandeminë Covid-19.

Sipas njoftimit nga MPJ, ministrja Gërvalla, theksoi në fjalën e saj se Kosova është në rrugë të mbarë sa i përket çështjes së menaxhimit të pandemisë.
Ajo theksoi ndihmën e jashtëzakonshme në këtë drejtim të BE-së, vendeve anëtare të saj, por edhe të vendeve jashtë BE-së si Norvegjia dhe SHBA-të.

Teksa ka folur për bashkëpunimin rajonal, Gërvalla është ndalur tek ideja e tregut të përbashkët rajonal si plan dhe strategji për bashkëpunimin rajonal dhe zgjidhje të konflikteve.

Ajo ka theksuar se ka aktorë në Ballkan që po tentojnë ta minojnë këtë koncept duke u përpjekur t’i kthejnë kohërat e vjetra në këtë rajon, kur përplasjet politike dhe ekonomike ishin të ndërlidhura.

“E quajnë ‘Mini-Shengen’ dhe na thonë vazhdimisht që ky nuk është në kundërshtim me rrugëtimin drejt BE-së. Por kjo nuk është e vërtetë. Na thonë që i shërben bashkëpunimit rajonal. As kjo, nuk është e vërtetë”, ka plotësuar Gërvalla.

Ajo i ka bërë thirrje BE-së që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për ta ndalur këtë proces para se të jetë vonë. “Ky proces mund të jetë shumë i rrezikshëm për stabilitetin dhe paqen në Ballkan”, ka shpjeguar ajo më tej.

Lexo edhe :  E diela i jep fund krizës në Kosovë? Partitë politike marrin vendimin

Më tej diskutimet u zhvilluan duke u fokusuar në temat që lidhen me procesin e zgjerimit, sundimin e ligjit si dhe zgjidhjet për krijimin e një Evrope të qëndrueshme pas pandemisë Covid-19. Me këtë rast u bë thirrje që të bëhet vaksinim në masë në mënyrë që sa më parë të gjitha shtetet t’i kthehen normalitetit.

Të fundit

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes jep detajet: Në 24 orë u raportuan 28 vatra

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 2 vatra janë ende aktive. Këto vatra...

“Tirana, Kryeqendra e Shqiptarisë”, Veliaj ndan momente nga “Parada e Shqiptarëve”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë në rrjetet sociale një video me momente nga Parada e Shqiptarëve e zhvilluar një vit më...

“Ka ndodhur një herë”, dëshmon në Gjykatë 36-vjeçari që akuzohet se abuzoi me të bijën

Në Gjykatën e Fierit është paraqitur sot, 36-vjeçari i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur vetëm 12-vjeçe. Para trupit...

Misteri i vetëvrasjes, Ernest Heminguej gjendet i vdekur në shtëpi

2 korrik 1961 Leonard Veizi Mëngjesi i 2 korrikut 1961 zbardhi i qetë mbi peizazhin e Idaho-s, por brenda shtëpisë prej guri në Ketchum, heshtja u...

2 korrik 1994: Ramiz Alia dënohet me 4 vjet burg për shpërdorim pushteti

Më 2 korrik 1994, në një ngjarje që simbolizoi përballjen e Shqipërisë post-komuniste me të kaluarën e saj, ish-presidenti komunist Ramiz Alia u dënua...

Lajme të tjera

Web TV