40 të vdekur dhe 6 të zhdukur nga përmbytjet apokaliptike në Belgjikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i personave që humbën jetën në përmbytjet që ndodhën javën e kaluar në Belgjikë është rritur në 40. Qendra Kombëtare e Krizave njoftoi se bilanci i viktimave u rrit pasi pesë persona të tjerë fati i të cilëve nuk dihej më parë u zbulua të kenë vdekur.

Aktualisht, vetëm gjashtë persona rezultojnë të zhdukur, për të cilët ekipet e shpëtimit janë duke i vazhduar intensivisht aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit.

Përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut në Belgjikë javën e kaluar goditën qytetet si Liege, Vervier, Spa, Namur si dhe qytetet përreth.

Mijëra ndërtesa dhe ura në rajon u shkatërruan ose u bënë të papërdorshme. Puna e heqjes së mbeturinave po vazhdon në zonë. Policia njoftoi se numri i ekipeve në rajon është rritur kundër plaçkitjes dhe vjedhjes.

Po ashtu, punët e riparimit vazhdojnë në shumë fshatra dhe qytete ku ka ndërprerje të energjisë elektrike dhe ujit. Në disa vende, thuhet se mund të duhen javë ose madje muaj që infrastruktura të kthehet plotësisht në normalitet.

Pas paralajmërimeve për reshje të mëdha të shiut që priten këtë fundjavë, po punohet për forcimin dhe ngritjen në brigjet e lumenjve për të parandaluar që lumenjtë të mos vërshojnë sërish.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV