Distria Krasniqi flet nga Tokio me medaljen e artë në qafë: Fitoren ia dedikoj Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kampionja olimpike, Distria Krasniqi, pasi u stolis me medaljen e artë, tha se fitoren ia dedikon Kosovës, trajnerit, ekipit dhe familjes së saj.

“Fitoren ia dedikoj vendit tim, trajnerit, ekipit që më ka ndihmuar dhe normal familjes. Në momentin që fitova, nuk kam besuar që do të vijë kjo ditë kaq me rëndësi për mua që e kam pasur ëndërr tërë jetën”, ka thënë Krasniqi.

Ajo tha se shtyrja e lojrave olimpike për një vit ia kanë mundësuar që të humb peshë dhe të përgatitet më mirë për lojërat.

“Në fillim nuk isha shumë e gëzuar, kisha problem që të hiqja peshë, tani që e mendoj është më mirë për mua që u lojërat u shtyen për një vit sepse u përgatita më shumë dhe më fuqishëm”, tha ajo.

Ajo nuk përjashtoi mundësinë që të garojë edhe në kategorinë -52 kilogramë në të ardhmen në sportin e xhudos.

“Nuk e di akoma por mendoj se po, kam edhe një vit për të vendosur, do ta shohim nëse do të qëndroj në -48 kilogramë apo në -52”, tha kampionja më e re olimpike.

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV