Kush janë të plagosurit me armë pranë Qytetit Studenti? Njëri prej tyrë në gjendje të rëndë

Janë identifikuar dy personat e mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në rrugën Todi Shkurti në Tiranë.

Ata janë Altin Gjoka, 32 vjeç dhe Jetmir Marashi 28 vjeç. 32-vjeçari Gjoka raportohet në gjendje më kritike për jetën për shkak të plumbave që ka marrë në gjoks.

Policia njofton se plagosja ka ndodhur në ambientet e një lokali në këtë zonë pranë Qytetit Studenti.

Njoftimi i Policisë

Më datë 24.07.2021, rreth orës 20:30, në rrugën “Todi Shkurti” , dyshohet se gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. Gj., 32 vjeç dhe J. M., 28 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe identifikimin e autorit të dyshuar, i cili për shkak të hetimit nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.