Majlinda Kelmendi i jep fund karrierës: E mbyll këtu, doja ta bëja para Lojërave Olimpike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Majlinda Kelmendi, xhudistja që i solli medaljen e parë olimpike në histori Kosovës, ka deklaruar se pas Tokios do t’i japë fund karrierës në sportin aktiv. Kelmendi për mediat kosovare ka deklaruar se diçka të tillë donte ta bënte para Lojërave Olimpike që po mbahen aktualisht, por ka qenë trajneri Kuka ai që e ka bindur të vazhdojë.

“Unë ndoshta këtë vit kam qenë në dyshime a të largohem apo të vazhdojë, për shkak të lëndimeve. Por në momentin e fundit kam vendosur për hatër të Tonit të vazhdojë, të garojë në Lojëra Olimpike. Fatkeqësisht nuk shkoj si duhet, nuk është se nuk isha në formë, por nuk ishte dita ime. Për mua kjo ka qenë gara e fundit, nuk e kam pritur që gara e fundit në karrierë do të shkojë kështu. Ishte e shkruar, krejt i kam fituar. I kam sjellë Kosovës mjaft emocione, mjaft lot është radha e tjerëve. Do të jem afër Tonit me u mundu me nxjerrë talente tjera prej Kosovës”, ka thënë Kelmendi.

Kelmendi ka folur edhe për sukseset e Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës, që fituan medaljet e arta.

“Po ndjehem jashtëzakonisht mirë. Jam shumë e lumtur. Për Disin e kemi prit, duke e marrë parasysh formën gjatë vitit. Nuk jemi befasuar. Nora jo që nuk mundet, por nganjëherë është njeri që kalkulon shumë. Jam shumë e lumtur që puna e sakrifica e Tonit po shpërblehet në këtë mënyrë,”- tha Kelmendi.

Fillimisht sportistja ka garuar me flamurin e Shqipërisë në garat ndërkombëtare, por pas njohjes së Kosovës zgjodhi ‘dardanët’. Sa i përket Lojërave Olimpike që po mbahen aktualisht ajo u eliminua që në ndeshjen e parë, duke bërë një surprizë jo të këndshme, por gjithsesi karriera e saj është ëndërr për çdo sportist.

Të fundit

GJKKO zgjat afatin e paraburgimit për Laert Haxhiun

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të zgjatur me tre muaj afatin e paraburgimit ndaj Laert...

Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, prishet ndërtesa 2-katëshe

Në Theth vijon aksioni për për shembjen e ndërtimeve pa leje. Pasditen e sotme është prishur një objekt 2-katësh, i ndërtuar pa leje në këtë...

Garat në Europë, radhën tani e kanë Vllaznia dhe Partizani

Vllaznia dhe Partizani do të luajnë të mërkurën e 10 korrikut ndeshjet e para të turit kualifikues në Ligën e Konferencave. Nën drejtimin e trajnerit...

Veliaj në qeli, reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Shkelje e të drejtave

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila la në fuqi masën e “arrestit me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës,...

Donald Trump e konfirmon: Do jem në finalen e madhe të Botërorit

Turneu i zgjeruar, ku marrin pjesë shumë nga ekipet më të mira të botës, shihet gjerësisht si një “provë gjenerale” për Kupën e Botës...

Lajme të tjera

Web TV