Policia zbardh detaje nga aksioni në Kadastrën e Tiranës, 3 të arrestuar dhe 3 të proceduar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka zbardhur detaje mbi operacionin e ditës së sotme në zyrat e Kadastrës së Tiranës.

Sipas informacioneve të policisë operacioni i koduar “Ndërmjetësi” ka çuar në pranga 3 shtetas ndërsa për 3 shtetas të tjerë është caktuar masa “detyrim paraqitje”.

Deklarata e Policisë

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndërmjetësi”

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Finaciar në DVP Tiranë nën drejtimin e SPAK.

Vihen në pranga 3 shtetas.

Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të Drejtorise Vendore të Policise Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në kuadër të Procedimit Penal të vitit 2021, pas një punë intensive disa mujore, finalizoi me sukses operacionin policor “Ndërmjetësi”.

Në kuadër të operacionit u bë ekzekutimi i urdhërave të lëshuar nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, e cila ka caktuar masë sigurimi personal “Arrest në burg” ndaj shtetasve:

Gazmend Canaj, 49 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”;

Admir Burri., 44 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”;

Neritan Bablusha,52 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”;

Po në kuadër të operacionit u bë ekzekutimi i masës se sigurimit personal me karakter shtërngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqesore” ndaj personave nën hetim:

B.H, 59 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike”;

Lexo edhe :  Nga India deri në Filipine, si po zëvendësohen shqiptarët

G.B, 58 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike” .

Gjithashtu, u bë ekzekutimi i masës së sigurimit personal me karakter shtërngues “Pezullimi i ushtrimit të detyres apo shërbimit publik” ndaj personit nën hetim:

Panol At-Nikolla, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyre punonjes i Drejtorisë Vendore të ASHK Tirane Rurale 2, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojne fuksione publike” .

Si dhe u bë shpallja në kërkim policor i shtetasit me iniciale “I.A”, për të cilin Gjykata ka vendosur cakatimin e masës së sigurimit personal me karakter shtërngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policine gjyqesore”, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike” .

Materialet proçeduriale i‘u kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në ngarkim të shtetaseve të sipërcituar, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojne fuksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike”.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV