Rindërtimi/ Veliaj: Farka me shkollë të re, te lagjja e re ’5 Maji’ po mbarojnë pallatet e para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy familje në Farkë morën çelësat e shtëpive të reja, pas termetit te 26 nentorit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi familjet e vëllezërve Bardhi, përkatësisht me 4 dhe me 5 familjarë secila që hynë në shtëpitë e sapondërtuara.

“Sot them me plot gojën që Farka është vendi i mundësive. 118 shtëpi janë bërë. Ne do ta përfundojmë verën me kryerjen e të gjithë punimeve në shtëpitë individuale. Fakti që sot njerëzit jo vetëm i kanë shtëpitë më të mira, jo vetëm i kanë më dinjitoze, jo vetëm i kanë më të mëdha, por edhe në vende më të mira. Besoj që edhe si vlerë, jo vetëm për nga vendndodhja, por edhe cilësia e punimeve, sot secili është gdhirë më i pasur se ç’ishte dje. Me një shtëpi që vlen më shumë në treg, se sa vlente dje”, nënvizoi Veliaj.

Më tej kryebashkiaku tha se po vijohet me ritme të shpejta për ndërtimin e lagjeve të reja te “5 Maji”, ndërsa dha lajmin e mirë se Ambasada Amerikane po kontribuon në ndërtimin e një shkolle të re në zonën e Farkës së Madhe.

“Fati i madh është që kemi ecur shumë mirë edhe me lagjet e reja. Po mbarojmë pallatet e para tek “5 Maji”. Janë 3500 apartamente që do të akomodojnë ata që gjatë kësaj kohe kanë qenë me bonos qiraje, pra për të mos u sfilitur nëpër çadra, nëpër palestra, nëpër kontejnerë, por për t’u sistemuar në një shtëpi me qira, derisa të ndërrojnë qiranë e një shtëpie me çelësin e shtëpisë së re, që do të jetë edhe shtëpia e tyre definitive. Ndërkohë që është lajm fantastik. Unë nuk e dija. E dija që ambasada amerikane po kontribuonte me një shkollë, por nuk e dija që ishte shkolla e Farkës, edhe i shtohet një buqete të 20 shkollave që po marrin drejtim në Tiranë”, nënvizoi Veliaj.

Lexo edhe :  Lista e zezë e qarkut Tiranë, kush janë 4 opozitarët që mund të mos e gëzojnë mandatin

Bujari, një prej kryefamiljarëve tha se shtëpia e re ka ndryshim si dita me natën me shtëpinë e vjetër që kishin. “Ka qenë jashtëzakonisht keq shtëpia e vjetër. Ndërtimi u bë jashtëzakonisht shpejt, në kohë rekord”.

Familja e Bujar Bardhit me katër anëtarë dhe e Defrim Bardhit me pesë anëtarë hynë në shtëpitë e reja të ndërtuara falë programit të Rindërtimit, më të forta, me materiale cilësore dhe me hapësira më të mëdha e me kushte më të mira se më parë.

Të fundit

Aventura që për pak u kthye në tragjedi, parashutisti rrëmbehet nga erërat (VIDEO)

Një parashutist në Kinë i shpëtoi për mrekulli një ngjarjeje qw mund tw cconte nw fatalitet, pasi u rrëmbye...

Kush mund ta zëvendësojë Berishën, si kryetar partie?/ Deputeti demokrat jep emrat

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri i ftuar në Quo Vadis, ka komentuar situatën politike brenda PD. I pyetur nga moderatorja Borakaj se...

Tuna rrëfen për herë të parë: Divorci me Patrisin dhe sfidat si nënë e vetme

E ftuar në emisionin “The Dalina Show”, Tuna na hapi një dritare drejt jetës së saj më private dhe sfidave që ka përballuar si...

Marrëveshja me Italinë/ Mbërrin në Shqipëri anija me 27 emigrantë

Sot u sollën 27 emigrantë të tjerë nga Italia në Shqipëri. Anija e Marinës Ushtarake italiane, u nis mëngjesin e së martës nga porti...

Pse e ndryshoi papritur avokatin, Ilir Meta?

Ilir Meta ka marrë vendimin për të pasur një avokat të ri, Kujtim Cakranin. Më herët Ilir Meta kishte të njëjtin avokat që ka Sali...

Lajme të tjera

Web TV