Ekspertët e huaj: Delta është armiku më i shpejtë dhe më i fortë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i bërë në Korenë e Jugut se nga variantet e dala të koronavirusit mund të shpëtohet edhe nëpërmjet një kombinimi mes vaksinës AstraZeneca, pastaj me Pfizer/BioNTech. Sipas studimit, kjo përzerje rrit nivelin e antitrupave neutralizues për gjashtë herë

Varianti Delta më i shpejti, më i forti, dhe më i jashtëzakonshëmi mes versioneve të koronavirusit, me të cilin bota është përballur ndonjëherë. Keshtu thotë për Reuters ekspertja e lartë e sekuencës së genomit të virusit, Sharon Pecacok, e cila shprehet e alarmuar për mundësinë e mutacioneve të reja të variantit që po pushton botën. “Rreziku më i madh për botën në këtë moment është thjesht Delta. Ai përbën një problem shumë të madh për vendet që nuk kanë një mbulim të mirë me vaksina pasi është më i transmetueshëm dhe mund ti shpëtojnë pjesërisht mbrojtes imunitare.”, shprehet ajo. Shqetësimi më i madh për variantin Delta, i identifikuar fillimisht në Indi, është jo se i sëmur njerëzit më shumë, por përhapet më lehtësisht duke rritur infektimet dhe hospitalizimetmes të pavaksinuarëve. Delta ka treguar se redukton efektshmërinë e dozës së parë të vaksinave, por dy dozat vijojnë të sigurojnë mbrojtjes të lartë nga forma e rëndë e Covid-19.

Kombinimi i dozave

Vaksinimi i përzier kundër koronavirusit, së pari me vaksinën AstraZeneca, pastaj me Pfizer/BioNTech, rrit nivelin e antitrupave neutralizues për gjashtë herë, krahasuar me dy doza të AstraZeneca-s, tregon një studim i Koresë së Jugut. Studimi përfshiu 499 punonjës mjekësorë: 100 prej tyre morën doza të përziera, 200 morën dy doza Pfizer/BioNTech dhe pjesa tjetër morën dy doza AstraZeneca. Të gjitha vaksinimet rezultuan me antitrupa neutralizues, që e ndalojnë virusin nga hyrja në qeliza dhe nga shumimi i tij. Përzierja e vaksinave tregoi sasi të ngjashme të antitrupave që janë gjetur te personat që kanë marrë dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech. Edhe një studim i publikuar muajin e kaluar në Mbretërinë e Bashkuar ka gjetur se një dozë e vaksinës Pfizer/BioNTech, nëse jepet katër javë pas një doze të vaksinës AstraZeneca, do të prodhojë përgjigje më të mirë imunitare. Studimi i Koresë së Jugut gjithashtu analizoi aktivitetin neutralizues ndaj varianteve kryesore shqetësuese të koronavirusit. Asnjë nga kombinimet nuk demonstroi aktivitet të zvogëluar neutralizues kundër variantit Alfa, të identifikuar së pari në Britani, por neutralizimi u ul me 2.5 deri në 6 herë ndaj varianteve Beta, Gama dhe Delta, të zbuluara së pari në Afrikën e Jugut, përkatësisht në Brazil dhe Indi.

Lexo edhe :  Si paraqitet gjenocidi në Srebrenicë në librat në Serbi? Ekspertja: Po mundohen…

MSH: Asnjë humbje jete nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit nga 2760 testime të kryera, janë konfirmuar 16 raste të reja, ndërsa janë edhe 13 persona të shëruar. Ndërkohë, nuk është shënuar asnjë humbje jete nga koronavirusi në Shqipëri. Aktualisht janë 283 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 11 pacientë. Nisur nga konfirmimi i qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri, MSHMS apelon qytetarët të vaksinohen sa më parë, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Sipas ekspertëve, varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm. Sipas të dhënave të ministrisë, janë kryer kryer 2760 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 16 qytetarë, në këto bashki: 4 raste në Elbasan, 3 në Tiranë, nga 2 raste në Lezhë, Kavajë, nga 1 rast në Durrës, Korçë, Kukës, Has, Lushnje. Aktualisht janë 283 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 11 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,152 që nga fillimi i epidemisë.

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV