Operacioni antidrogë/ Ja kush është drejtuesi i “Benz-it” që nuk iu bind urdhrit të policisë

Zbulohet edhe identiteti i drejtuesit të Benz-it që nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar duke rrezikuar efektivët gjatë operacionit të sotëm antidrogë, ku u sekuestruan 1 kg kokainë.

Raportohet se ai është Gazmend Cani, teksa ka deklaruar për policinë se nuk ka ndaluar pasi u ndje i frikësuar. Ndërkaq policia po heton rolin e tij.