Vrasja e Mehmet Qemës nga loja me pistoletë, lirohet nga burgu autori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marjus Dema, i riu që vrau shokun e tij Mehmet Qema mbrëmjen e datës 10 maj ka lënë qelinë.

Top Channel raporton se Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë për Marius Demën, i cili u la në burg nga Shkalla e Parë, por pas ankimit, Gjykata e Apelit vendosi ta lërë atë më masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Si ndodhi vrasja

Pak para se të humbte jetën, 27-vjeçari Mehmet Qema i bëri me shenjë shokut të tij, Marius Dema që të largojë armën.

Por 28-vjeçari vazhdoi të luante me vdekjen ndër duar, derisa arma u shkrep dhe i mori jetën. Përveç Marius Demës që u vetëdorëzua disa orë pas krimit, u vetëdorëzuan edhe shokët e tjerë që gjendeshin së bashku me ta përtej orës policore.

Autori, Marius Dema u soll në vendngjarje disa orë më pas për të treguar se ku ishte hedhur pistoleta e krimit, ndërkohë që u shfaq i traumatizuar.

“As unë nuk e di se si ndodhi”, deklaroi para prokurorisë 28-vjeçari.

Dëshmitarët, mes tyre Eder Pjetra tregojnë se përpara vrasjes të rinjtë po qëndronin qetësisht dhe nuk kishin asnjë konflikt. Kurse për pajisjen që prodhon monedhat bitcoin, që u gjet në zonën ku ndodhi vrasja, ka shtuar se ky ambient i ishte dhënë me qira Marius Demës, i cili përveç vrasjes pritet të merret në pyetje edhe për laboratorin të zbuluar rastësisht.

Më herët, gazetarja e ‘Top Channel’, Anila Hoxha siguroi pamjet ekskluzive pak momente para se të ndodhte vrasja e 27-vjeçarit, Mehmet Qema. Sikurse shihet në video autori 28-vjeçar, Marius Dema ka qenë duke e mbajtur armën në dorë, ndërsa personat e tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim, kanë qenë të ulur në tavolinë bashkë me viktimën.

Lexo edhe :  Golem, dy 'jet ski' përplasen në det, një person i plagosur

Mësohet se viktima Mehmet Qema njihej edhe me nofkën tallman ose hasjanali dhe vetëm disa ditë më parë kishte ardhur nga Londra. Një nga të shpallurit në kërkim për moskallëzim krimi është edhe i dashuri i këngëtares shqiptare Baby G, njëkohësisht edhe mik i ngushtë i Stresit, Blerim Hoti, ose i njohur ndryshe si Lim Hoti.

Të fundit

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë...

Shkodër, përfshihet nga zjarri masivi pyjor i Qafë-Qelës

Një zjarr ka rënë sot në pyjet mes Vaut të Dejës dhe Pukës. Zjarri ka përfshirë masivin pyjor të Qafë- Qelës. Në këtë masiv...

“Nuk garoj në festivale, sepse fituesi paracaktohet! Këtu funksionon vetëm miku”

Iftuar në episodin e radhës në podcastin “FLET” me Ilnisa Agollin në Top Channel dhe Top Albania Radio ka qenë Stine, një nga kantautorët...

Shpresë, Frikë dhe Besueshmëri, Trinom i Pashkëputur në Udhëtimin Europian të Shqipërisë

Nga Fejzo Subashi Prej më shumë se tridhjetë vitesh, Shqipërinë e kanë shoqëruar tri ndjenja të fuqishme në udhëtimin e pa fund të saj...

Tiranë, gjendet i pajetë në makinë një 29-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku një i ri është gjetur pa shenja jete...

Lajme të tjera

Web TV