Balluku inspekton punimet për ujësjellësin e ri të Rrogozhinës: Do furnizohen 13 mijë banorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Punimet për ujësjellësin e ri të Rrogozhinës, janë drejt përfundimit dhe do të garantojnë furnizmin me ujë të pijshëm për 13 mijë banorë. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku inspektoi punimet dhe tha se po investohet në rrjetin e shpërndarjes, ndërkohë që kërkoi nga pushteti lokal që të mblidhen të ardhurat nga banorë. Balluku tha se investohet në sektorin e ujit, por nuk kemi mirëkuptim nga qytetarët për të paguar ujin.

‘Po investojmë në rrjetin e shpërndarjes dhe është detyrë e pushtetin lokal, për t’ju ndihmuar nuk mund të vazhdojmë që të investohet dhe mos të paguhet shërbimi ujit. Uji është nje e drejtë bazike, ndaj dhe të gjitha depot dizenjohen sipas të gjitha parametrave. Është detyrë e pushtetin lokal që të mblidhen të ardhurat.’- tha Balluku.

Eksperti që shoqëronte ministren Balluku, tha se të ardhurat tashmë më shtrirjen e rrjetit të ri pritet që të 5-fishohen.

‘Rrjeti i shpërndarjes konsiderohet i përfunduar, por drejtori i ujësjellësit do përballen me një sfidë të re, pasi do të vendos matësat e rinj dhe duhet një mirëkuptim nga banorët pasi procesi i transferimit nga një rrjet në një tjetër ka procedurat e veta. Reagimi është i mirë. Është një gjë e mirë edhe për ne pasi pritet të 5-fshihen edhe të ardhurat.’- tha ai.

Balluku: Kjo është një pjesë sensitive dhe e kemi me merak, investohet shumë në sektorin e ujit, por nuk kemi një mirëkuptim të qytetarëve për sa i përket pagesave të ujit. Nëse duam që qendrat urbane dhe rurale të furnizohen 24 orë me ujë në ditë duhet të bëhet një reformë si në energji, e domosdoshme që të gjithë të kontribuojmë në këtë proces, përndryshe nuk do të kemi një sukses, nuk do kemi mundësi tu ofrojmë një shërbim cilësor qytetarëve.

Të fundit

Gjermania ndan pushimet verore me rotacion, ja pse dhe si funksionon sistemi

Pse nuk i kanë të gjithë nxënësit dhe shkollat në Gjermani pushimet verore në të njëjtën kohë? Rreth 11.4 milionë...

Vijon zjarri në malin e fshatit Dukat, rinisin punën për shuarjen e flakëve

Zjarri në malin e fshatit Dukat po vijon ende. Dy avionët e ardhur nga Greqia kanë rinisur punën sot për të shuar flakët, të cilat...

Shpërthim me tritol në Sarandë/ Hidhet në erë një automjet

Qyteti i Sarandës u trondit mbrëmjen e së hënës nga një shpërthim i fuqishëm me tritol. Policia thotë se lënda plasëse i është vendosur...

1456 – Rrethimi i Beogradit: Kur Europa ndaloi Mehmetin II

Pas rënies së Kostandinopojës në 1453, Perandoria Osmane u shfaq si fuqia më kërcënuese për botën e krishterë në Lindjen dhe Juglindjen e Evropës....

I nxehti afrikan mbërthen vendin tonë, temperaturat vijojnë të rriten

Kjo e martë do të sjellë sërish rritje të temperaturave, kjo si pasojë e të nxehtit afrikan. Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar 13 gradë Celsius,...

Lajme të tjera

Web TV