Dhunohet gazetari, UGSH: Të hetohen efektivët e policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari i politikës në televizionin “News 24” ka rënë pre e dhunës së forcave operecionale. Pasi ata dështuan për të kapur një trafikant që lëvizte i lirë, forcat e policisë i janë kthyer gazetarit i cili po filmonte operacionin e çuar dëm. Sapo efektivët ngelën “në tako” nga trafikanti ata kanë kapur gazetarin dhe i kanë marrë aparatin e telefonit, duke e shtrirë për tokë dhe duke e quajtur bashkëpunëtor me personin që ju largua policisë. Ka qenë gazetarja Klodiana Lala që ka bërë një neutralizim të situatës duke i shpjeguar se personi që ishte në tokë, është gazetar.

Për këtë dhunim të policisë ndaj gazetarit ka reaguar edhe Unioni i Gazetarëve. Përmes deklaratës, Unioni i Gazetarëve ka dënuar ashpër aktin dhunues dhe brutalitetin policor të demonstruar ndaj gazetarit dhe trupës së “News 24” në tërësi. Ata kërkojnë vënien përpara përgjegjësisë së punonjësve të policisë së përfshirë në këtë ngjarje. “Imazhi i sjelljes policore i fiksuar nga kamera e televizionit “News 24” me reporterin Ergys Gjençaj, në mesditën e datës 27 Korrik 2021, ndërsa po raportonte live një operacion policie ne vendin e quajtur Varri i Bamit, në Tiranë, përbën një incident të rende. Është akt i pastër i një dhunimi fizik mbi reporterin dhe arrogancë policore. Këtij episodi i është shtuar edhe shoqërimi për gati një orë i reporterit Gjençaj”, shkruhet në deklaratë. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon ashpër këtë akt dhunues dhe brutalitetin policor të demonstruar ndaj reporterit dhe kërkon vënien para përgjegjësisë së punonjësve me uniformë policie, të cilët janë aktorë të kësaj dhune dhe arrogancë mbi gazetarin në detyrë.

“Më herët UGSH ka reaguar ndaj rasteve të përsëritura të cenimit fizik të reporterëve në detyrë si dhe për një sjellje agresive dhe arrogante të punonjësve të policisë së shtetit ndaj tyre. Aksioni policor të cilin reporteri dhe koleget e tij e raportonin, pavarësisht nga risqet që mbartte, nuk e justifikon sjelljen agresive dhe dhunën fizike mbi reporterin”, thuhet në njoftimin për shtyp. UGSH ju ka bërë thirrje autoriteteve policore në vend të reflektojnë me urgjencë ndaj incidenteve të tilla, të ushtrojnë autoritetin e tyre për respektimin e integritetit dhe prezencës profesionale të gazetarëve në terren dhe në mjedisin e tyre raportues.

Të fundit

Ura e Gjoricës, automjetet përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në segmentin e rrugës së Arbrit në urën e Gjoricës mbi...

“Ligji nuk është mbi Zotin”, famullitari i Shkodrës: Banorët u mashtruan

Në meshën e së dielës në Shkodër, famullitari Dom Vlash Palaj ka mbajtur një mesazh të fortë në lidhje me aksionet për ndërtimet pa...

Sondazhi: Shumica e europianëve duan rikthimin e Anglisë në BE

Një dekadë pasi deputetët votuan për të mbajtur referendumin që çoi në largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, një sondazh ka treguar se shumica...

Rriten helmimet nga alkooli, të rinjtë e përziejnë me drogën

Vera shton festat e bashkë me to dhe konsumin e alkoolit. Abuzimi me sasinë dhe përziera me substanca narkotike ka shtuar dhe...

E kritikoi Rama, Ermal Dredha “pastron” qytetin: Kishin zënë gjysmën e hapësirës

Një ndër qytetet për të cilat kryeministri Edi Rama nuk kurseu kritikat ishte qyteti bregdetar i Vlorës. Përpos kërkesës për dorëheqje të drejtorëve të Bashkisë...

Lajme të tjera

Web TV