E rëndë në Tiranë/ Ndërron jetë foshnja e porsalindur në maternitet, Prokuroria nis hetimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një foshnje e porsalindur ka ndërruar jetë pak minuta pas mesnatës së sotme në Tiranë. Foshnja ishte në maternitet dhe i është përkeqësuar shëndeti.

Menjëherë është vendosur në lëvizje Prokuroria dhe grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe dokumentuar ngjarjen.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i babait të foshnjes, i cili ka kallëzuar mjekët për shkak se nuk i është dhënë kujdesi i duhur.

Njoftimi nga policia:

Paraprake: Më datë 28.07.2021, rreth orës 00:40, në maternitet, një foshnje e porsalindur dyshohet se si pasojë e përkeqësimit të shëndetit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon punën me veprimet për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV