Publikohen pamjet rrëqethëse nga aksidenti ku humbi jetën 19-vjeçarja në “Bypass-in e Fierit” (Video)

Kanë dalë pamjet nga aksidenti i rëndë që ndodhi gjatë natës së kaluar në Bypass-in e Fierit, ku humbi jetën një 19-vjeçare, teksa drejtonte një mjet tip ‘Benz’.

Në videon e publikuar nga gazeta Shqip duken pamjet e rënda të aksidentit, ku në rrugë shihen copëza të makinës dhe një pellg gjaku.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth mesnatës së kaluar, ku viktimë mbeti e reja Xhesika Mjekra, ndërsa u plagos pasagjeri në mjet, Sabri Xherimeja, 21 vjeç.