Shtatori në Parlament? Basha do zgjedhë të dalë edhe në shesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë sinjale se në muajin shtator, kur fillon edhe jeta parlamentare, mund të zhvillojë protesta duke “mbërthyer” sheshet. Edhe pse jo në mënyrë të drejtëpërdrejtë, ai e ka nënkuptuar reagimin nëpërmjet protestave.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se do të vijojë betejën kundër qeverisë së Edi Ramës duke mos “legjitimuar” zgjedhjet e 25 prillit. Gjatë konferencës për shtyp Basha ka dhënë edhe një përgjigje për shtatorin politik që pritet të vij. Edhe pse nuk e ka thënë në ligjiratë të drejtë se Partia Demokartike ka në plan të zhvillojë edhe protesta për të mos pranuar qeverinë “Rama3”, në mënyrë të nënkuptuar, Basha e ka pranuar edhe betejën në sheshe. Edhe pse pyetjes i është shmangur, ai ka thënë se do të bëjë betejë me të gjitha format dhe mënyrat për rrëzimin e qeverisë. “Kasandrave që parashikojnë se çfarë do të ndodhë në katër vitet e ardhshme ju them se dhe katër ditë janë një kohë e gjatë. Ne do të intensifikojmë përballjen, do të bëjmë aleancë me shumicën e shqiptarëve. 25 prilli nuk është çështje mandatesh, por çështje ndalimi të paligjshëm të ndryshimit, që shumica e shqiptarëve e dëshironin atëherë, dhe e duan edhe më shumë sot. Detyra jonë nuk është thjesht të ofrojmë programin për të nesërmen, por edhe t’i japim zë, forcë e fuqi kësaj shumice shqiptarësh që duan edhe më shumë ndryshimin e ndaluar përdhunshëm më 25 prill, me të gjitha format dhe mënyrat”, është shprehur Basha. Në kuadër të kësaj ai ka garantuar se: “PD asnjëherë nuk është stepur para asnjë vendimi për të përmbushur detyrën e saj para shqiptarëve dhe demokracisë dhe nuk do të stepet as sot, kur nevoja për demokraci është më e madhe se kurrë”. Duke e cilësuar Ramën si armik të demokracisë, Basha tha se para masakrës zgjedhore, PD nuk do të hesht. “Prandaj, nuk mendoj se do të ketë ndonjë surprizë për publikun të qëndrimeve tona, pasi ne kemi vetëm një qëndrim, ndaj kësaj masakre zgjedhore dhe pasojave që sjell për shqiptarët, ne do të kemi vetëm betejë. Përpara nuk kemi thjesht një dështak, por kemi një përsëritës serial, prandaj e kam cilësuar si armik të demokracisë, të interesit të shqiptarëve, duke përfshirë këtu edhe vetë anëtarët e partisë së tij”, tha kryedemokrati Basha.

Të fundit

Dështoi në Elbasan duke humbur 2 mandate, Alizoti: Demokratët u trajtuan si kavje

Tomor Alizoti, drejtuesi politik i PD-së në Elbasan, ka reaguar pas zgjedhjeve të 11 majit, duke falënderuar qytetarët që...

Lista Serbe kërkon kompromis, Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Derisa Lista Serbe u bën thirrje vendeve të QUINT-it – Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Franca – të përfshihen në gjetjen...

Kërcënohet me jetë presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë një kërcënim me jetë përmes një e-mail. Rastin e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina. Më...

Izraeli dha ‘dritën jeshile’, banorët e Gazës presin mbërritjen e ndihmave

Ministria e Jashtme e Izraelit ka lajmëruar se kamionët me ushqim për fëmijë, miell dhe furnizime mjekësore do të lejohen të hyjnë në territorin...

Itali, kamioni përplaset me autobusin me nxënës, vdes një mësues

Një aksident tragjik ka ndodhur sot, rreth orës 16:40, në tunelin e Lomazzo, në provincën e Komos, përgjatë Pedemontanës në kulmin e kryqëzimit Lazzate...

Lajme të tjera

Web TV