Temperaturat përvëluese/ Efektivët e Policisë kapen duke kryer marrëdhënie gjatë orarit të punës në makinë (Video)

Një skenë e pazakontë u filmua nga një qytetar në Meksikë dhe dy oficerë policie tashmë janë vendosur në telashe. Kjo pasi ata janë filmuar duke kryer marrëdhënie  në makinë gjatë orarit të punës.

Pamjet e filmuara nga një qytetar, u bënë virale me shpejtësi në rrjet, me komentues të shumtë që e cilësonin si skandaloze këtë veprim.

Komuna ku ka ndodhur ngjarja, e quajtur Ecatepaco, konsiderohet si një nga më të rrezikshmet në vend dhe ky veprim i policëve është dënuar nga eprorët.

Këta të fundit, kanë kërkuar menjëherë pushimin e tyre nga puna, thonë autoritetet.